Kurti: Për situatën në Maqedoni, është momenti kur Prishtina dhe Tirana duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe komunikimin me partitë shqiptare atje

Vetëvendosja kritikoi institucionet e Kosovës për mënyrën e reagimit ndaj situatës në Maqedoni

Lëvizja Vetëvendosje i ka kritikuar institucionet e Kosovës për mënyrën e reagimit ndaj situatës së mbrëmshme në Maqedoni. Deputeti i kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka thënë se situata e krijuar mbrëmë në Maqedoni “ka pasur miratimin edhe të Prishtinës”. “Mustafa nuk reagoi hiç, ndërsa siç reaguan Thaçi e Veseli, më mirë mos të kishin reaguar fare. Nuk mund të dënohet dhuna në përgjithësi, kur dihet me emër e mbiemër nga kush erdhi ajo dhunë”, ka deklaruar Kurti në një konferencë për media. Kurti ka thënë se pas zgjedhjes se Talat Xhaferit, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, është momenti kur Prishtina dhe Tirana duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe komunikimin me partitë shqiptare atje. “Prishtina i la vetëm deputetët shqiptar në Shkup, në momentin kur dihet se Gruevski dhe Ivanovi e kanë kapur Ushtrinë dhe Policinë. Kjo u pa edhe mbrëmë se sa vonë ndërhynë ata”, është shprehur ai. Ndërsa Glauk Konjufca, ka theksuar se kjo lëvizje qëndron përkrah popullit shqiptar në Maqedoni. Kurti e Konjufca i kanë uruar shërim sa më të shpejtë deputetit Zijadin Selës të Lëvizjes për Reforma-PDSH.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …