Ahmet Qeriqi: Vetëvendosja nuk ka, ose nuk beson se ka politikan që mund ta zëvendësojë, Albin Kurtin

Albin Kurti: Vazhdimi i paraburgimit për studentët, është dëshmi se pushteti donë t’i largojë të rinjtë nga politika

Aktivistëve studentor Pajtim Demaj, Korab Muhadri, Endrit Shatri, Januz Shatri, Kreshnik Gega dhe Hajredin Krasniqi u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj. Dhe për këtë ka reaguar Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, thotë se në këtë mënyrë pushteti po përpiqet të dëmtojë aktivizmin studentor dhe punën e SKV’së, por thotë se kjo është e pamundur. Vazhdimi i paraburgimit të tyre, është tentim për ta pamundësuar aktivizmin e këtyre studentëve në prag të zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës që do të mbahen në datën 15 maj.

“Gjashtë aktivistë të Lëvizjes, Pajtim Demaj, Hajredin Krasniqi, Endrit e Januz Shatri, Kreshnik Gega e Korab Muhadri, të cilët u mbajtën për gati një muaj në paraburgim ua kanë vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë. Prej këtyre gjashtëve, pesë janë studentë shumë aktivë të organizatës studentore SKV (Studim – Kritikë – Veprim). Arrestimi i pakuptimtë i tyre, e sidomos mbajtja kaq e gjatë në paraburgim, e ka pamundësuar aktivizmin e këtyre studentëve mu në prag të zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës që do të mbahen në datën 15 maj. Përpjekjet e pushtetit për të dëmtuar aktivizmin studentor dhe punën e SKV-së, përkojnë me qasjen e tyre të përgjithshme: ata duan t’i frikësojnë të rinjtë dhe t’i largojnë ata nga politika. Mirëpo Universiteti i Prishtinës dhe studentët e profesorët e angazhuar politikisht, gjithnjë i kanë prirë ndryshimeve progresiste në historinë e Kosovës, dhe kështu do të jetë sërish. Nuk ka burg e paraburgim, persekutim e izolim, që e ndal aktivizmin studentor”, ka shkruar Kurti në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …