Brickos

Kyle Scott: Asociacioni i Komunave Serbe jo vetëm me ligjet e Kosovës por edhe të Serbisë

Kyle Scott: Asociacioni i Komunave Serbe jo vetëm me ligjet e Kosovës por edhe të Serbisë

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka deklaruar se SHBA-ja përkrah hapat e ndërmarrë për formimin e Asociacionit të Komunave serbe dhe se ajo mendon se Marrëveshja e Brukselit për implementim është në përputhej me ligjet e Kosovës dhe të Serbisë, edhe pse zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Maja Koçijançiç  ka deklaruar se BE mbështet krijimin e Asociacionit në bazë të ligjeve të Kosovës. “Përkrahim hapat që janë ndërmarrë kohë më parë pas një kohe të gjatë për formimin e AKS-së. Presim që bisedimet të jenë të vështira, por ky është hap i rëndësishëm”, ka thënë Scott në konferencë shtypi ku ishte i pranishëm edhe ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq. Në pyetjen cili është qëndrimi i SHBA-së që në ç’mënyrë të formohet AKS, sipas Marrëveshjes së Brukselit apo sipas ligjeve të Kosovës, Scott, siç përcjell “blic” i Beogradit, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit flet për harmonizimin ligjeve të Kosovës e të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …