Lansohet platforma Bujku, e mbështetur nga Vala!

Platforma BUJKU është krijuar me qëllim që t’i mundësojë të gjithë komunitetit të fermerëve dhe prodhuesve që t’i promovojnë produktet e tyre. Kjo është një mundësi e mirë për çdo fermer pavarësisht vendit se ku ai ndodhet, që përmes aplikacionit të ketë mundësi të lidhet direkt me blerësit potencial si dhe anasjelltas.

Përveç gjetjes së tregjeve të reja, fermerët do të kenë qasje në informacione të ndryshme si inputet bujqësore, këshillat, grantet si dhe pikat më të afërta grumbulluese në regjionin e tyre. Fermerët do të mund të informohen përmes sistemit “push notification” për këshillat e ndryshme, qoftë për kulturat e tyre që i mbjellin apo edhe për grantet e ndryshme, pa pasur nevojë të kërkojnë gjetiu.

Platforma po ashtu u mundëson shitësve dhe prodhuesve të pajisjeve për agrikulturë t’i promovojnë produktet e tyre, përmes profileve të tyre që do ti kenë në aplikacion. Këshilltarët bujqësorë gjithashtu do të kenë profilet e tyre përmes të cilave fermerët mund të kontaktojnë direkt me ta, për këshillat që do t’ju nevojiten.

Platforma fillimisht do të jetë beta version në android, do të testohet me një numër të caktuar të fermerëve dhe do të vlejë vetëm për konsumatorët e Vala. Ky projekt do të shërbejë si pikënisje drejt digjitalizimit të agrikulturës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …