Lavdosh Ahmetaj: Traktati Fshehtë i Londrës i 26 prillit të vitit 1915 dhe Shqipëria

Lavdosh Ahmetaj: Traktati Fshehtë i Londrës i 26 prillit të vitit 1915 dhe Shqipëria

Edhe pse ka kaluar një periudhë prej një shekulli, nga koha e zhvillimit të Traktatit i Fshehtë të Londrës 1915 ende ndihet jehona e ngjarjes, për shkak të intrigës prapa kuintave që zhvillonte politika evropiane në fillimet e shekullit të njëzetë: Kjo ngjarje përfshinte disa shtete evropiane nën influencën e Anglisë dhe Francës, të cilat ishin të shqetësuar për kontrollin e krizës Botërore. Kjo kishte bërë të mundur, përfshirjen e shteteve, të cilat vërtiteshin në nyjet e gjeopolitikës Evropiane, për më tepër mënyra sesi ishte lidhur marrëveshja ose (Antanta) kishte të bënte me shprehjen e interesave strategjike, për të kontrolluar hapësirat e zonave, të cilat ishin në influenca të diskutueshme. Për ta konceptuar më konkretisht mjafton të themi se, Italia ishte nën trysninë diplomatike të Gjermanisë, por ndihej më afër Anglinë dhe Francën, sepse kërkesat imperialiste mund të realizoheshin, duke u përfshirë në Antantë. Kjo do të thoshte se, kishte mundësi praktike, sepse ishte Shqipëria, e cila në fillimet e Luftës së Parë Botërore gjendej e hapur dhe pa shtet, për rrjedhojë ishte e lehtë për tu bërë pre e strategjisë së Antantës. Në këto kushte asaj iu premtuar që ti jepej kontrolli i Vlorës së bashku me rrethinat e saj. Për këtë, në prill të vitit 1915 Fuqitë e Mëdha dhe Italia lidhën Traktatin e Fshehtë të Londrës, ishte pikërisht artikujt 6 dhe 7, të cilët i referoheshin Shqipërisë, kishin këtë subjekt. Artikulli 6 kishte të bënte me të drejtën e sovranitetit të shtetit të Italisë të plotë mbi Vlorën dhe distriktin e saj, duke përfshirë territorin midis Vjosës në veri dhe në Lindje , afërsisht deri në kufirin verior të rrethinave të Himarës, e cila ishte problematike nga pikëpamja e influencës së politikës greke. Njëherësh juridikisht traktati i jepte të drejtë Italisë edhe mbi ishullin e Sazanit, i cili ishte me një pozitë strategjike të përshtatshme për të kontrolluar pellgun e gjirit të Pashalimanit. Kjo e drejtë i jepte mundësi legjitime, për të pretenduar de-facto drejtë lindjes Ballkanike. Ky fakt bënte të mundur përfshirjen e Italisë në Antantë dhe cedimin e saj, nga aleanca me Gjermaninë. Ndërsa, nga na tjetër aleanca përbënte një rrezik për ekzistencën e Shqipërisë, e cila gjendet në një pozitë gjeografike, e cila ndikon influenca të fuqishme për konflikt ballkanik.

Ndërsa nga ana tjetër përmes artikullit 7, Italia pretendonte të merrte Trentinon dhe Istrian, ndërsa sipas artikullit 4, Dalmacinë dhe ishujt e Adriatikut sipas artikullit 5 dhe gjirin e Vlorës artikulli 6, dhe në qoftë se pjesa qendrore e Shqipërisë mbahej për të krijuar një shtet të vogël autonom dhe të neutralizuar, Italia nuk do të kundërshtonte që pjesët veriore dhe jugore të Shqipërisë të ndaheshin midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, po të ishte kjo edhe një dëshirë e Francës, Anglisë dhe Rusisë. Kjo e fundit edhe pse ishte e përfshirë në diplomacinë botërore e kishte të pamundur të bëhej faktor i fuqishëm në politikën ballkanike, për shkak të problemeve të brendshme që e shqetësonin hap pas hapi, sepse opozita politike brenda Rusisë kishte demonstruar forcë dhe energji, për ta kundërshtuar politikën e shtetit, e cila kishte filluar të merrte nuanca të theksuara imperialiste. Juridikisht Italisë i krijoheshin avantazhe, duke u ngarkuar me përfaqësimin e shtetit shqiptar në marrëdhëniet e tij me shtetet e tjera.

Kuke e parë në kompleksitetin e vet Traktatin e Fshehtë reflektohen ndryshimet e përcaktuar në vitet 1913-14, që do të thoshte se operacionet ushtarake në trevat shqiptare duhej të sillnin ndryshime faktike, të cilat ishin shoqëruar me ndryshimet formale përmes neneve përkatëse. Pra, në kontekstin juridik Traktati prezanton një perversitet diplomatik ndaj Shqipërisë, e cila ishte pohuar si shtet sovran në Konferencën e Londrës nëpërmjet vendimit të 29 korrikut 1913.

Akti diplomatik i Traktatit shtronte disa pyetje, të cilat me sa duket ishin duke marrë përgjigje përgjatë zhvillimit të Luftës së Parë Botërore: së pari, a duhet të konsiderohen artikujt e Traktatit si amoralitet politik dhe diplomatik i Evropës së vjetër?

Së dyti, pse Evropa ishte e detyruar të formalizonte qëndrimin e saj ndaj një Shqipërie të dobët?

Së treti, pse shtetet e tjera ballkanike favorizoheshin ndaj Shqipërisë? A duhet të konsiderohet akti i 26 prillit 1915 si fakte juridike ndërkombëtare, të shoqëruara me pasojat e tyre goditëse ndaj akteve të 1913? Këto dhe pyetje të tjera lindin natyrshëm kur shohim veprimet ushtarake të pjesëmarrësve të luftës, të cilët okupuan Shqipërinë e pambrojtur dhe të dobët ushtarakisht. Por, është e nevojshme të shpjegojmë përmbajtjen e jo legjitime të Evropës, duke u mbështetur në këto argumente juridike: së pari, duke iu referuar të drejtës në përgjithësi dhe parimit të respektimit të drejtave të fituara si kundër ishte vendimi i 29 korrik 1913.

Së dyti, parimit të hierarkisë së akteve ndërkombëtare, të cilat shprehin absolutizmin juridik të së drejtës jo vetëm ndërkombëtare.

Së treti, politika italiane, e cila u gjend midis dy zjarresh. Në njërën anë ishin shtetet e Ballkanit, të cilëve iu ngjall kërshëria, për të ndërhyrë në politikën e shtetit shqiptar, të sapo ndërtuar dhe të brishtë.

Së katërti, efektet e këtij traktati, nuk mundën të linin jashtë lojës politike edhe shtetin leninist, i cili me një devotshmëri dhe vullnet të një natyre bolshevike kishte demaskuar përmes gazetës “Pravda”. Kjo bëhej në kohën që Italia ishte duke shtrirë administratën e saj në hapësirat territoriale shqiptare.

Së pesti, në politikën evropiane u përfshi edhe Amerika, e cila kishte dalë nga Lufta e Parë Botërore një shtet me reputacion dhe njëherësh ndjente përgjegjësinë e vendosjes së paqes edhe në Ballkanin e trazuar, nga politikat shoviniste të monarkive fqinje me shtetin e dobët shqiptar. Ndërsa duhet theksuar fakti që Uillsoni ishte i interesuar për politikën ballkanike qysh gjatë Luftës së Parë Botërore dhe kishte dërguar në Ballkan disa ekipe dhe specialistë, të cilët e kishin informuar me studime dhe materiale specifike, në lidhje me kulturën, traditën, ekonominë, klimën dhe pozitën gjeografike shqiptare.

Mendohet se ishte Sonino ideator i Traktatit të Fshehtë të Londrës i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij konservatorё. Ai ishte figura më e rёndësishme e delegacionit italian dhe kishte negociuar, duke përfaqësuar njё politikë tё vjetër, e cila bazohej në interesa thelbësisht nacionaliste. Kjo është koha kur ende politikisht Evropa s’ishte në gjendje të dilte nga mentaliteti i vjetër i nacionalist, gjë që e fuste në qerthullin arkaik dhe ndihej pa inteligjencë, për të aplikuar projekte të reja. Europa kishte probleme të forta brenda saj, ishte pikërisht nacionalizmi, i cili e skllavëronte vete Evropën.

Por pse u gjend pikërisht Shqipëria të ishte pre e krizës ndër evropiane? Çfarë e shtynte Evropën të operonte në trevat politike shqiptare? Në përgjigje të kësaj pyetje funksionojnë disa arsye, të cilat kanë të bëjnë me mentalitetin politik të kohës, e cila ende ishte e papërgatitur ti zgjidhte krizat përmes kompromiseve. Ndërsa, nga na tjetër dukej se Shqipëria ishte vendi ideal i operacionit strategjik të Evropës dhe kjo ka disa arsye. Evropa gjendet në krizën më dramatike që kishte kaluar, të cilën e përgatiti me duart e saj, sepse shtetet e vjetra evropiane nuk kishin arritur të gjenin marrëveshje, për shkak të interesave antagoniste, në pikëpamjen e konstitucionin shtetëror. Mjafton të evidencojmë faktin se, shtet më të vjetra të saj, si Gjermania dhe Italia kishin një formë qeverisje autokratike madje me autokraci ekstreme të djathtë deri në fashizëm fakt i cili e vinte në stërkëmbësh Evropën moderne. Ndërsa, është Anglia dhe Franca të cilat kanë arritur të ndërtojnë një konstitucion shtetëror modern, duke integruar tiparet e një qeverisje liberale, të cilat kishin bërë të mundur përfitimin e një sërë të drejtash politike, të cilat ishin duke reflektuar si model qeverisës për një numër shtetesh përtej Evropë.

Preambula e filozofisë së fshehtë shfaqet më 29 mars 1915, ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, baroni Sonnino, i paraqiti kolegut të tij britanik, Edëard Grey-t, një memorandum që përmbante planin italian për copëtimin e Shqipërisë. Duke qenë se ky plan në vija të përgjithshme pajtohej më atë të Rusisë, Franca dhe Britania nuk patën arsye për ta kundërshtuar. Kësisoj platforma e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes midis Italisë dhe Antantës ishte krijuar. Bisedimet zgjatën disa javë, por më në fund marrëveshja u arrit, dhe traktati i fshehtë i Londrës, që përmbante copëtimin e Shqipërisë , u nënshkrua nga Italia dhe fuqitë e Antantës më 26 prill 1915. Pikat nyje të traktatit që arritën të cenonin territorin shqiptar përmblidheshin në nenin 6, i cili përcakton të drejtën e Italisë për të marrë sovranitetin e plotë mbi qytetin e Vlorës dhe distriktin e saj, mbi ishullin e Sazanit dhe një territor të gjerë për të siguruar mbrojtjen e këtyre pikave, që nga Vjosa në veri dhe në lindje dhe afërsisht gjer në kufirin verior të Himarës, në jug. Ndërsa nenin 7 niste me idenë se, nëse pjesa qendrore e Shqipërisë rezervohet për të formuar një shtet të vogël autonom të neutralizuar, ajo nuk do të kishte kundërshtim, për pjesët veriore dhe jugore, të cilat mund të ndaheshin midis Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, nëse për këtë paqëtohet edhe Franca, Britania dhe Rusia. Italia do të ngarkohet të përfaqësoj Shqipërinë në marrëdhëniet e saj më politikën e jashtme. Përfaqësuesit e tre fuqive të Antantës e pranuan traktatin dhe u morën vesh që kjo marrëveshje të mbahet e fshehtë, e cila sanksionohej nëpërmjet nenit 16. Një muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes, ashtu siç e kishte përcaktuar neni 2, Italia i shpallte luftë Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë. Në bazë të kërkesës së ish–kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Jugosllavisë Milan Stojadinovic, shkrimtari serb Ivica Andric, që më vonë fitoi çmimin Nobel për Letërsi, kishte bërë një program për ndarjen e Shqipërisë. Programi ishte hartuar në vitet 1937-1939 derisa Andriq kishte qenë përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të asaj kohe. Pas rënies së Stojadinoviqit, Andriq u bë ministër i Punëve të Jashtme i Jugosllavisë. Por çfarë vërente politika shqiptare e kohës e viteve 1920: së pari, ashtu si ishte zbatuar edhe pёr Poloninё, Trentinon, Alzasёn e Lorenёn, tё shfuqizoheshin klauzolat e Traktatit tё Fshehtё tё Londrёs të 26 prillit 1915, qё kishin tё bёnin me Shqipёrinё, tё pёrcaktoheshin kufijtё e Shqipёrisё dhe vendeve tё tjera ballkanike nё bazё tё parimit etnik.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …