Pal Lekaj thotë së shkuarja në zgjedhje e vendit për çështjen e kryetarit të Kosovës nuk ofron zgjidhje

Lekaj: Koalicioni PAN i ka siguruar numrat e nevojshëm për të krijuar Qeverinë e re

I nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj, tashmë ka siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve, të cilët do ta votojnë krijimin e qeverisë së re të drejtuar nga ai, thonë përfaqësuesit e koalicionit PAN. Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Haradinaj nuk iu ka bishtnuar marrëveshjeve me subjektet tjera politike për krijimin e një koalicioni qeverisës, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit që i prin Lidhja Demokratike e Kosovës, por, sipas tij, nuk ka arritur marrëveshje me to. “Deri më tash, fatkeqësisht, ata që çdo herë janë thirrur që janë për të forcuar shtetin, se janë për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve, e kanë bojkotuar në njëfarë forme PAN-in. Në këtë drejtim, nuk i ka mbetur tjetër zoti Haradinaj, përveç që marrëveshjeve me deputetë që janë autonom dhe që mendojnë ndryshe dhe për të mirën e vendit. Në bazë të asaj që unë jam i njoftuar nga zoti Haradinaj, numrat janë të sigurt dhe qeveria do të formohet në ditët në vijim”, deklaroi Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …