Brickos

Lëvizja për Bashkim

Lëvizja për Bashkim: Rrjedha e bisedimeve me Serbinë paralajmëron pasoja afatgjata për Kosovën

Lëvizja për Bashkim përmes një komunikate për opinionin thekson se rrjedha e bisedimeve me Serbinë paralajmëron pasoja afatgjata për Kosovën. Shumë kohë para fillimit të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë Lëvizja për Bashkim është shprehë qartazi dhe publikisht se bisedimet me Serbinë janë të domosdoshme dhe shumë të nevojshme. Bisedimet për të qenë të frytshme dhe dobiprurëse do të duhej të ishin politike dhe të përgatitura mirë. Ato do të duhej të shfrytëzoheshin për zgjidhjen e problemeve të mbetura mes Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete fqinje dhe për fuqizimin Kosovës dhe rolit të saj. Por nuk ka ndodhur as njëra e as tjetra. Prandaj, për Kosovën, pasojat do të jenë afatgjate dhe vështirë të riparueshme! Që në hapat e para të këtyre bisedimeve, në vitin 2011, u bënë gabimet e mëdha nga ana e Qeverisë së Kosovës, kur lejoji të ashtuquajturat bisedime teknike, që në realitet në bisedime u shtruan tema të brendshme të Kosovës si asociacioni, telekomunikacioni, funksionimi i sistemit energjetik i Kosovës. Lëshimet do të kenë pasoja politike afatgjate.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …