Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon njësim institucional e shtetëror si dhe ribashkim në një shtet kombëtar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon njësim institucional e shtetëror si dhe ribashkim në një shtet kombëtar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar nesër organizon një konferencë shtypi, ku do të prezantohen kërkesa e kësaj lëvizje drejtuar Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, që nëpërmjet referendumit demokratik dhe njësimit institucional e shtetëror, me forma paqësore të dy shtetet të ribashkohen në një shtet kombëtar, si pjesë e procesit demokratik të jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar. Po ashtu, në këtë konferencë shtypi do të prezantohet edhe projekt propozimi i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pajisjen e të gjithë shqiptarëve me shtetësi të Republikës së Shqipërisë. Konferenca mbahet në sallat e konferencave “Orion”, përballë Kino ABC, në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë, duk filluar nga ora 17:00.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …