Brickos

Lëvizja Vetëvendosje, qendra Gjermani proteston sot në prag të Samitit të Ballkanit

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar anulimin e urdhër arrestit për deputetin e saj, Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar anulimin e urdhër arrestit për deputetin  e saj, Albin Kurti. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka shkruar se varësia e gjyqësorit të Kosovës nga pushteti politik po na shndërron në vend qesharak. Edhe pse aferat korruptive mes politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve kanë dalë sheshit, me publikimin e dosjes “Pronto”, në vend se të lëshohet urdhër-arresti për ta, lëshohet për ata që i denoncojnë këto afera korruptive e që proteston kundër tyre. Në këtë rast për Albin Kurtin. Ky fletë – arrest i pabazë e jo ligjor duhet të anulohet menjëherë. Kosova e tenderëve të vjedhur, e korporatave miliardere, e luksit të oligarkëve, e nepotizmit, e shkatërrimit të shkollave e spitaleve, e varfërisë ekstreme dhe e papunësisë, nuk e ka asnjë të arrestuar përgjegjës për këto, edhe pse provat e dokumentet janë tashmë sheshit, sepse askush prej tyre nuk fshihet më ngaqë gjyqësorin dhe policinë e kanë nën kontroll, ka shkruar kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …