Lideri i AKR-së Behxhet Pacolli: Agim Bahtiri do ta udhëheqë Mitrovicën edhe 4 vjet me duar të pastra

Lideri i AKR-së Behxhet Pacolli: Agim Bahtiri do ta udhëheqë Mitrovicën edhe 4 vjet me duar të pastra

Lideri i AKR-së Behxhet Pacolli, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj kandidatit të kësaj partie për kryetar të Mitrovicës Agim Bahtiri në kuadër të rrethit të dytë zgjedhor i cili do të mbahet më 19 nëntor. Pacolli ka vlerësuar punën dhe personalitetin e Bahtirit duke thënë se ai është një qytetar i lirë dhe i ndershëm, duke u zotuar për qeverisje me duar të pastra në Komunën e Mitrovicës.

“Agim Bahtiri është qytetar i lirë dhe i ndershëm i Mitrovicës. Ai do ta udhëheq komunën edhe katër vite me duar të pastra dhe do të jetë i vetmi person vendimarrës si kryetar komune. Mitrovica e mitrovicasve +4”, shkruan i pari i AKR-së në Facebook. Kujtojmë se gara në Mitrovicë zhvillohet ndërmjet Agim Bahtirit të AKR-së dhe Valdete Idrizit të PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …