Ali Ahmeti thotë se BDI-ja ishte dhe mbetet çelësi i zgjidhjes dhe çuarjes përpara të proceseve me interes kombëtar

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti kërkon që gjuha shqipe të përdoret edhe për komunikim ndërkombëtar

Gjuha shqipe të përdoret në komunikim midis Maqedonisë me vendet e tjera dhe me organizatat ndërkombëtare, ka kërkuar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai thotë se ligji për përdorimin e gjuhëve që duhet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë deri në fund të shtatorit është fryt i kompromisit, por në të ardhmen, pikërisht përdorimi i gjuhës shqipe në përdorim ndërkombëtar është çështja që pritet që të hapet. “Marrëveshja e Ohrit. Sa i përket gjuhës, për shembull, në komunikimin ndërkombëtar, gjuha shqipe është e diskriminuar. Pse gjuha shqipe të mos konsiderohet e barabartë edhe në kumunikim ndërkombëtar? Pse gjuha shqipe të jetë e ndaluar jashtë kufijve të Maqedonisë?

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …