Fatmir Limaj: Paraqitet nevoja për një dialog të ri, dialogu i mëparshëm ka dështuar

Limaj: Askush nga gjykatësit dhe prokurorët që punuan pas vitit 1992 të mos punojnë më si gjyqtarë apo prokurorë

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, sot në  Kuvendin e Kosovës  e ka quajtur të vonuar seancën e jashtëzakonshme parlamentare për mbrojtjen e vlerave të luftës. Ai ka deklaruar se kjo seancë i dëmton ata për të cilët po flasin. Kjo seancë është ndikim i politikës në procese gjyqësore. Seanca në fjalë po të mbahej me herët ndoshta do të kishte ndonjë ndikim, por tash është ndikim në gjyqësor. Limaj ka ftuar deputetët që mos t’i keqpërdorin vuajtjet për poenë politikë. Qeveria e Kosovës është dashur të dërgojë avokatët e saj në procese të tilla gjyqësore, për të mbrojtur interesin publik, pasi që lufta e UÇK-së është interes publik.  Luftën e UÇK-së është dashur ta mbrojë shteti i Kosovës, ashtu sikur  ka vepruar Kroacia me të akuzuarit kroatë në Hagë. Limaj ka bërë me dije së shumë shpjet Nisma për Kosovën do të merr iniciativën për të kërkuar që askush nga gjykatësit dhe prokurorët që kanë punuar pas vitit 1992 të mos punojnë më si gjyqtar apo prokuror. Disa deputetë kanë bërë me dije se e do ta përkrahin këtë iniciativë.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …