Limak lider ne aviacionin global

Kompania Limak e cila operon dhe menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës  “Adem Jashari” synon të bëhet lider botëror në fushën e aviacionit. Zyrtarisht, kompanisë Limak iu nda tenderi për ndërtimin e Terminalit të ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit (KIA)

Aeroporti i Kuwaitit është projekti më i madh i një kontrate të llojit EPC (Engineering, Procurement and Construction) i vetëm në botë për momentin dhe është një projekt me kontratë prej 4.3 miliard dollarësh.

Projektuar nga kompania globale e arkitekturës Fosters + Partners, fituese e çmimit Pritzker, terminali i ri i Kuwait International Airport do të jetë një portë ikonike për vendin dhe një nga aeroportet më të përparuara në botë. Terminali do të jetë lajmëtar i teknologjive të reja dhe të avancuara, duke përfshirë prodhimin e energjisë diellore prej 12 mw. me 66 mijë panele diellore të vendosura në çatinë e terminalit.

Terminali i ri i pasagjerëve do të ketë kapacitet për të trajtuar 25 milionë pasagjerë në vit dhe për të akomoduar të gjitha llojet e avionëve përmes 51 portave dhe vendqëndrimeve.

Haldun Firat Kokturk Drejtori Gjeneral i ANP “Adem Jashari” me këtë rast tha: “Ne si Limak po e zgjerojmë rrjetin tonë në aviacion, konstruksion dhe operime. Ne jemi kontraktuesit e vetëm, dhe do ta përfundojmë terminalin në kohë që do të jetë ndër terminalet më të mëdha dhe më të avancuara në botë me panele solare në çati. Ne poashtu jemi duke i përcjellur edhe disa projekte tjera në Ballkan për operime dhe konstruksione të aeroporteve”.

Kohë më parë, Limak ka nënshkruar një kontratë për të përfunduar punimet në Aeroportin e Senegalit dhe për të operuar me këtë aeroport në 25 vitet e ardhshme.

Për më tepër, Aeroporti i Kajros do të hapet në gjysmën e dytë të këtij viti, gjithashtu projekti i Aeroportit të Rostovit në Rusi po ecën shumë mirë dhe Limak po shënon progres mjaft të mirë atje. Limak gjithashtu do të operoj me Aeroportin e Stambollit për 25 vite, i cili është projekti më i madh në botë për aeroporte. Limak është duke investuar 10 miliard dollarë për këtë projekt dhe progresi i konstruksionit ka arritur gati në 30 përqind në vetëm 8 muaj duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një projekt gjigant.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …