Brickos

Lorita Ismaili: Këshilli i Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari zgjodhi Kryesinë e re

Lorita Ismaili: Këshilli i Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari zgjodhi Kryesinë e re

Më 23. 4. 2017 në Mynih-Bavari të Gjermanisë në prani të mësueseve dhe mësuesve, Këshillit të prindërve, Shoqatave dhe përfaqësuesve të bizneseve që jetojnë dhe veprojnë në Bavari, u mbajt Kuvendi Themelues për Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe.

Në Kuvend të pranishëm ishin Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës Arsim Bajrami me stafin e tij, Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës Valon Murati, si dhe drejtori i Departamentit për Arsim dhe Kulturë në Diasporë Avdyl Lipoveci. I pranishëm ishte edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Arten Hanku, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Naser Idrizi, Këshilltari Faket Kajtazi dhe Konsulli Hamdi Reqica. Kuvendin e hapi prof. Mustafë Krasniqi, ku ndër të tjera tha: “Pas një pune shumë sfiduese projekti për mësim plotësues në gjuhën shqipe gjetëm një përkrahje të fuqishme tek Konsullata e Republikës së Kosovës, konkretisht nga Konsulli i Përgjithshëm i Rep. së Kosovës Naser Idrizi, e cila vuri në veprim njërin ndër punëtorët e saj të devotshëm, Konsullin Hamdi Reqicën, njëkohësisht duke e falënderuar edhe Këshilltarin Faket Kajtazin.

  1. Reqica tashmë është bërë shtylla kryesore e këtij projekti, qoftë në veprime konkrete dhe ato këshilluese. Në këtë projekt ishte e angazhuar edhe Ministria e Diasporës, e cila angazhoi Drejtorin e Arsimit dhe Kulturës, Avdyl Lipovecin. Këtë nismë e përkrahu edhe Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Arten Hanku”. Në përfundim të fjalës, Krasniqi ftoi panelin e zgjedhur nga kryesia e punës, për ta drejtuar Kuvendin deri në zgjedhjen e kryesisë së re. Paneli drejtues përbëhej nga Fran Tanushi, Donika Zonja, Isuf Bytyçi dhe Konsulli Hamdi Reqica. Ndërkohë fjalën e morën Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, Ministri i Diasporës Valon Murati, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë Arten Hanku, si dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës Naser Idrizi. Pas mbarimit të pjesës së parë, me një pushim të shkurtër filloi pjesa e dytë, e cila ishte më sfiduese, me debate të shumta, ku si pikë referimi ishte rregullorja e punës. Pas këtyre debateve u zgjodh kryesia e gjerë e Këshillit të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari prej 19 anëtarëve, te cilët zgjodhën Kryesinë e re.

Kryesia e re:

Mustafë Krasniqi, Kryetar

Donika Zonja, Nënkryetare

Tefik Jahaj, Nënkryetar

Fran Tanushi, Nënkryetar

Isuf Bytyçi, Sekretar

 Agron Ibrahimi, Arkëtar

Lorita Ismaili, Zëdhënëse e Këshillit

Në emër të Këshillit së Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe në Bavari, zëdhënësja Lorita Ismaili.

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …