driloni com
vipa
rkl vala loja shperblyese
muqa 900
Fillimi / Intervista / Luan Fidani: Në Voskopojë u ndërtua shtypshkronja e dytë në Perandorinë Osmane ( në vitin 1720)
Luan Fidani: Në Voskopojë u ndërtua shtypshkronja e dytë në Perandorinë Osmane ( në vitin 1720)

Luan Fidani: Në Voskopojë u ndërtua shtypshkronja e dytë në Perandorinë Osmane ( në vitin 1720)

(Albert Z. ZHOLI, intervistë me kryetarin e  Njësisë Administrative Voskopojë, Bashkia Korçë, z. Luan Fidani)

Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton prej vitit 1330. Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metra. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 5 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur AkademiBibliotekë,  artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Voskopoja sot është njësi administrative që ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit. Voskopoja ishte qendër e zhvilluar kulturore e themeluar e përbërë nga shqiptarë, por dhe emigrant arumunë grekë. Në Voskopojë u vendos shtypshkronja e dytë në Perandorinë Osmane 1720 (pas asaj në Konstandinopojë), u themelua Akademia e Re, një jetimore (e para në botën post-Bizantine), një spital si dhe 24-30 kisha unikale. Anastas Kavaljoti ishte ai që mendohet se përgatiti alfabetin e parë shqip, madje shkroi dhe disa traktate por që janë zhdukur. Voskopoja u shkatërrua nga disa djegie të njëpasnjëshme. Në 1769 osmanët e dogjën dhe e plaçkitën. Kulmi arriti në 1788 kur trupat e Ali Pashës e rrafshuan përfundimisht. Një pjesë e tregtarëve voskopojarë u vendosën në Korçë Berat ndërsa shumica u largua për në ThesaliAustriMbretërinë e Hungarisë si dhe në Transilvani. Ndonëse Daniel Voskopojari rindërtoi një shkollë në vitin 1802 qyteti nuk e mori më veten kurrë. Sikur të mos mjaftonte kjo Voskopoja u plaçkit edhe një herë nga banda e Sali Butkës në 1916. Në këtë fshat ka shumë hotele cilësore që gjatë fundjavë mbushen plot, ku mund të përmendet Tavernë-hotelin “Ambasador” me një shërbim elitar dhe ambiente të jashtëzakonshme.

Sa banorë sa ndërtesa dhe çfarë përfaqëson në vetvete njësia administrative Voskopojë? 

Voskopoja aktualisht vetëm si fshat ka 1 mijë banorë kurse si  njësi Administrative me 3 fshatra ka 2 500 banorë. Shumica  e banorëve janë në emigrim në shumë vende të Europës por 4 vitet e fundit po shihet një kthim I madh në vendlindjen e tyre. Aktualisht në Voskopojë kemi shumë ndërtime të reja dhe shumë familje të reja apo dhe familje të ikura që tashmë kërkojnë të ndërtojnë një shtëpi të dytë në Voskopojë ose për përdorim vetjak ose për hotel-turizëm. Voskopoja sa vjen dhe po zgjerohet si fshat. Pa po mendohet dhe po punohet që Voskopoja të kthehet në ndriçimin e hershëm duke pasur parasysh historinë në të kaluarën si dhe bukuritë natyrore.  Dihet tashmë se si trevë Voskopoja ka një klimë shumë interesante dhe të mirë sikundër ka dhe shumë resurse turistike të cilat e bëjnë atë një ndër zonat më interesante të Shqipërisë dhe jashtë saj.

Ju thoni se Voskopoja ka shumë objekte, histori dhe pasuri që ngjallin një interes të jashtëzakonshëm për turizëm cilat janë ato?

Objektet kryesore të historisë së Voskopojës janë kryesisht kishat, ku dikur kanë  qene mbi 30 kisha unikale ndërsa sot janë 5 në gjendje të mirë  të vizitueshme ku mund të shikohen afresket dhe stili i ndërtimit, ambientet e ndërtimit, zbukurimet e veçanta dhe ndërtimi i veçantë prej guri. Kemi një Manastir shumë interesant Manastiri i Shën Prodhomit i cili në tërë kohën e tij ka qenë jo vetëm vendi ku mblidheshin dhe takoheshin besimtarët të krishterë por aty takoheshin dhe miqtë e të gjitha besimeve fetare, pra ishte si një pikë takimi pavarësisht besimeve fetare. Ky Manastir ishte dhe si qendër humanitare, ndihme ku shumë njerëz aty kalonin natën për arsye të ndryshme. Ky Manastir nuk i ka shërbyer vetëm Korçës por të gjitha krahinave përreth. Manastiri edhe sot është funksional  dhe administrohet nga kisha ortodokse e Korçës. Por nuk ka atë funksion si më parë. Kohët e fundit qeveria dhe Bashkia e Korçës ka bërë një investim  prej 100 milionë lekësh (të vjetra) për restaurimin e këtyre konakëve, Manastirit  kishave me qëllim që të vihen në funksion të plotë të turistëve por edhe të banorëve.

Sa turistë vijnë aktualisht në vit në Voskopojë dhe cilat janë stinët që vijnë më shumë turistë?

Numri i saktë është i vështirë pasi ende nuk kemi një zyrë regjistrimi real, por duke marrë parasysh dhe ditët e festive që ka një dyndje të madhe them se në Voskopojë vijnë rreth 50 mijë turistë në vit. Ky është numri më i besueshëm, port ë shpërndara në çdo stinë. Nga ato që ndjekim në vazhdimësi është se stina e verës është stina më e preferuar dhe më e lakmuara për të ardhur për të bërë pushime. Shumica e turistëve është vendas, por dy vitet e fundit po shikohet një shtim i turistëve të huaj. Pra ende nuk është reklamuar sa duhet kjo qendër turistike për të huajt. Ndërsa në vitin 2017, rritja e turistëve të huaj është rritur ndjeshëm pasi qeveria por edhe Bashkia Korçë po bën një reklamë të jashtëzakonshme duke ditur të veçantat, historinë dhe karakteristikat e Voskopojës. Me këtë ritëm reklame dhe me këtë interesim, besoj se në vitin 2018 numri i turistëve të huaj do barazohet me atë vendas. Imazhi i Voskopojës është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit për vetë investimet e mëdha që ka bërë shteti dhe bashkia në përmirësimin e infrastrukturës. Pra shtëpitë karakteristike me gur, kishat, historia, manastiri, monumentet e vjetra janë thesare të veçanta që e lartësojnë emrin e këtij fshati kaq piktoresk dhe me emër.

Për ndërtimet e reja, a ka ndonjë ligj të veçantë për karakteristikat dhe arkitekturat e ndërtimeve?

Po, tashmë ka një ligj për mënyrën e ndërtimeve dhe një plan urbanistik nga Bashkia për mënyrën e ndërtimeve, mbi lejet e ndërtimeve dhe standardet e ndërtimeve. P.sh katet e ndërtesave do jenë deri në dy kate e gjysmë dhe vetëm me gur dhe çati me rrasa guri ose tjegulla gri. Pra nuk do lejohet asnjë ndërtim jashtë këtyre standardeve dhe pa lejen e bashkisë të miratuar nga plani urbanistik.

Shikohet se në qendër po ndërtohet një objekt i ri që sipas  projektit të paraqitur në tabelë i përket zyrave të  Njësisë Administrative. Cili do jetë funksioni dhe cila është ideja e këtij ndërtimi?

-Kjo ndërtesë përbëhet nga tre pjesë ku një pjesë do përdoret për zyrë informacioni ku kjo zyrë do ët orientojë të gjithë turistët për resurset tona dhe çdo informacion tjetër të kërkuar. Një pjesë do të bëhet muzeum ku do të pasqyrohet gjithë historiku i krijimit të Voskopojës që do të jetë diçka tepër specifike dhe tepër shprehëse për vetë historinë e madhe të Voskopojës. Ndërsa pjesa tjetër do të jetë qendër argëtimi, çlodhëse por edhe kafene. Pra çdo pjesë e kësaj ndërtese do të jetë tejet funksionale dhe në shërbim të çdo kujt që do vizitojë Voskopojën. Në këtë fshat ka shumë hotele cilësor që gjatë fundjavë mbushen plot, ku mund të përmend Tavernë-hotelin “Ambasador”.

Aktualisht, baza e jetës së njerëzve në Voskopojë kush është turizmi, blegtoria apo bujqësia?

Në Voskopojë të ardhurat kryesore banorët i marrin nga turizmi. Kjo për vetë faktin se qysh në kohën e komunizmit turizmi ka qenë shumë i zhvilluar sepse ka patur dy kampe pushimi të pionierëve dhe ai i punëtorëve. Pra këto dy kampe funksiononin dimër dhe verë ku kishte lëvizje të përhershme. Secili kamp kishte mbi 200 shtretër dhe kushte shumë të mira për çlodhje dhe argëtim. Për momentin kampi i pionierëve është kthyer në qendër biznesi ku aty është dhe hotel  “Akademia” ndërsa kampi punëtorëve që ishte në fshat u rrënua në ngjarjet makabre të vitit 1997. Pas turizmit banorët merren me bujqësi dhe me blegtori që janë dy degë të tjera shumë të rëndësishme të ekonomisë së vendasve. Blegtoria vjen pas turizmit ku rriten dhentë në mënyrë masive, ndërsa lopët për ekonomi familjare individuale jo për treg. Disa familje mund të kenë deri në 3 lopë të tjerat nga një sa për nevojat familjare. Blegtoria ka qenë shumë e rëndësishme në krijimin e fshatit traditë që është ruajtur dhe sot. Po ajo që pengon shumë prodhimet blegtorale është se në fshat nuk kemi punishte apo fabrikë të përpunimit të qumështit, kështu që qumështi shitet tek përpunuesit në Korçë.  Një pjesë e qumështit përpunohet në kushtet familjare për djathë, gjizë, salcë kosi, por njëkohësisht një pjesë e qumështit shitet tek turistët.

Po nga pemët frutore kush rritet më shumë në këtë zonë?

Pema kryesore është kumbulla e egër e cila përdoret gjerësisht për rakinë e mirë, ushqim natyral si dhe për reçel. Pastaj vjen molla e cila është pema kryesore në gjithë bashkinë e Korçës, pasi mollët e zonës janë me nam edhe jashtë Shqipërisë. Po ashtu është thana për ushqim por edhe raki. Në verë kemi luleshtrydhen e cila rritet në kushte natyrale. Këto rriten në gjithë malet përreth fshatit, pra në kushte tepër natyrale ndaj janë dhe kaq të shijshme.

Po shoh se të gjitha rrugët janë me kalldrëm, kështu kanë qenë dikur rrugët e Voskopojës apo është një urdhër i ri ti përshtatet relievit të fshatit?

Po ky është një urdhër duke pasur parasysh historikun e Voskopojës. Qeveria dhe Bashkia kanë dhënë një fond prej 3 milion euro për rrugët dhe rrugicat e  fshatit brenda territorit të tij. Ky fond po përdoret për shtrimin e të gjithë rrugëve dhe rrugicave me kalldrëm që i përshtatet historikut të fshatit, për ndriçim, kanale anësore kulluese por edhe meremetim të disa objekteve historike. Një fond shumë serioz dhe i kujdesshëm që po ja ndërron faqen fshatit. Pas përfundimit të këtij investimi brenda 3-4 muajsh Voskopoja do të ketë një dyndje më të madh turistësh vendasish dhe të huaj. Ky investim do ta çoj në indetitetin e hershëm, gurë në rrugë, gurë në ndërtime, gurë në ço objekt. Besojmë se pas këtij investimi, Voskopoja do jetë dëshira e parë e çdo turisti që vjen në Korçë.

Kush janë problemet që ka sot Voskopoja?

Problem kryesor ka me energjinë elektrike, ku në dimër ka ndonjë shkëputje (jo se nuk ka energji) por vjen disa herë me luhatje që ndikon me ndriçimin e plotë, por ndikon edhe në pajisjet elektro-shtëpiake. Luhatja e tensionit ka pasur më shumë problem por tashmë është stabilizuar disi. Problem mbetet shitja e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale me standarde dhe kjo bën që prodhimet bujqësore po rrallohen, se prodhuesve nuk u intereson prodhimi se nuk kanë fitim. Duhet të ndikojmë më shumë në rritjen e  prodhimeve bujqësore se turistët që vijnë duan të shijojnë prodhimet bio të fshatit, pasi kanë shije, kanë tjetër aromë. Aromë vendi.

Po shoh shumë ndërtime të reja. Këto janë nga vendasit apo dhe biznesmenë apo qytetarë jashtë Korçës?

Këto ndërtime u përkasin kategorive të ndryshme si ish-banorëve që tani ndërtojnë shtëpi të dytë në Voskopojë, si biznesmenë nga fshati apo dhe të tjerë që gjejnë vend të lirë sipas projekteve,  ndërtime bëjnë familjet me shumë fëmijë, njerëz të tjerë që kanë pasur tokë dhe duan të hapin aktivitete të tjerë….ka shumë troje që janë në shitje  në bazë të planit urbanistik dhe shohim se kërkesat sa vijnë dhe shtohet. Besoj se për disa vjet Voskopoja do kthehet në një qytezë turistike tepër e rrallë. Tashmë po punohet për riparimin e rrugës Korçë-Voskopojë me një fond të veçantë e cila përfundon në pranverë 2018 e cila do ti japë një zhvillim të veçantë fshatit tonë. Perspektiva e Voskopojës është tepër e veçantë, tepër e bukur dhe ndriçuese. Interesimi i qeverisë është tepër i madh për fshatin dhe kjo ka bërë që ky fshat do jetë fshati i parë turistik në Shqipëri për numrin e vizitorëve.

Po industria e lehtë apo përpunuese a ekziston në fshat?

Kjo është një problem, pasi deri tani nuk ka  ekzistuar por po punohet për hapjen e punishteve të bulmetit, të konservimit të prodhimeve bujqësore por edhe përpunimit të gurit apo punimeve artizanale që turistët i kërkojnë por nuk i gjejnë. Janë hedhur hapat e parë në këtë fushë.

Voskopoja bazë atdhetarizmi

Në Voskopojë gjatë luftës nacionalçlirimtare, është formuar Brigada e IV Sulmuese.  Voskopoja ishte qendër e zhvilluar kulturore e themeluar në vitin 1330. Në Voskopojë u vendos shtypshkronja e dytë në Perandorinë Osmane (pas asaj në Konstandinopojë), u themelua Akademia e Re, një jetimore (e para në botën post-Bizantine), një spital si dhe 24-30 kisha unikale. Anastas Kavaljoti ishte ai që mendohet se përgatiti alfabetin e parë shqip, madje shkroi dhe disa traktate por që janë zhdukur. Voskopoja u shkatërrua nga disa djegie të njëpasnjëshme. Në 1769 osmanët e dogjën dhe e plaçkitën. Kulmi arriti në 1788 kur trupat e Ali Pashës e rrafshuan përfundimisht. Një pjesë e tregtarëve voskopojarë u vendosën në Korçë e Berat, ndërsa shumica u largua për në Thesali, Austri, Mbretërinë e Hungarisë si dhe në Transilvani. Ndonëse Daniel Voskopojari rindërtoi një shkollë në 1802 qyteti nuk e mori më veten kurrë. Sikur të mos mjaftonte kjo Voskopoja u plaçkit edhe një herë nga banda e Sali Butkës në 1916.

Klima e veçantë me sasi oksigjeni të lartë

Voskopoja ka një klimë kurative, ku ajri ka një sasi oksigjeni shumë të lartë, nga më të lartat në Evropë. Malet rrethues janë të gjitha me pisha që japin jo vetëm bukuri, por janë dhe mushkëritë natyrale të vendit. Kemi shumë livadhe të bukura dhe të mbuluara me pemë.  Qysh në vitin 1934, ka pasur një projekt për tu ndërtuar një sanatorium, por për arsyet e kohës nuk u zbatua si projekt. Në vitet e komunizmit ka pasur dy kampe të mëdha pushimi, një për pionierë një për punëtorët shumë të lakmueshëm dhe komod për kohën.

Kontrolloni gjithashtu

Ermira Babamusta: Intervista me bashkë-autorin e librit "Fshati i Vrarë", Qemajl Krasniqi

Ermira Babamusta: Intervista me bashkë-autorin e librit “Fshati i Vrarë”, Qemajl Krasniqi

Për çfarë bën fjalë libri?   Qemajl Krasniqi: Në libër janë përfshirë pesëdhjetë e një dëshmi ...