Lulzim Basha, shprehet i i gatshëm të ulet në tryezën e bisedimeve me Edi Ramën edhe pse për 8 muaj e kishte refuzuar

Lul Basha: Nuk jap dorëheqje por i ngrij vendimet e mia funksionale

Edhe pas humbjes fatale në zgjedhjet e 25 qershorit, kryetari PD, Lulzim Basha është shprehur i vendosur për të mos e dhënë dorëheqjen, por ka deklaruar se ngrin të gjitha vendimet e tij funksionale dhe lë hapur garën për zgjedhjet e korrikut për kreun e kësaj force në një proces të ndershëm dhe të barabartë, një anëtar një votë. “Unë marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Demokratët meritojnë një bilanc të plotë mes atyre që punuan me mish dhe me shpirt dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën karriget. Kam vendosur të ngrij të gjitha funksionet administrative si kryetar dhe tua delegojë nënkryetarëve që do të zhvillojnë garën me parimin një anëtar një votë. Gjëja më e lehtë për mua do të ishte të largohesha, por unë e di çfarë ka ndodhur dhe do të luftojë me demokratët, ka thënë Basha.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …