leoni

Haziri: Kufiri në Ristovc duhet të jetë nëse duam mos ta shohim xhandarmërinë serbe në rrugët e Karaqevës

Lutfi Haziri në Bujanoc: Nuk do të ndalemi derisa Kosova Lindore të bëhet pjesë e Republikës së Kosovës

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe njëherit nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se nuk do të ndalen derisa Kosova Lindore t’i bashkohet Republikës së Kosovës. Ai ka thënë Kosova Lindore duhet t’i zgjedh problemet e veta politike. “Ne do të vazhdojmë të ecim së bashku deri në realizmin e qëllimit të fundit. Deri atëherë kur Kosova Lindore ta zgjedh problemin e vetë politikë dhe bëhet pjesë e pandashme e republikës së vetë, Kosovës”, ka thënë Haziri. Ai ka thënë se nuk ka askush të drejtë që ta lë këtë pjese të Kosovës pa një zgjedhje. “Nuk ka te drejt askush me lanë anash këtë problem. Nuk ka të drejtë askush ta injorojë këtë problem. Nuk ka të drejtë askush ta injorojë edhe punën e Jonuz Muslit”, ka thënë Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …