Pandeli Majko

Majko: Serbisë nuk duhet t’i jepet çfarëdo që kërkon, sepse ajo nuk ngopet vetëm me AKS-në

Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës, Pandeli Majko në një intervistë për KosovaPress thotë se dy çështjet e fundit që po e përçajnë për kaq shumë kohë pozitën dhe opozitën në Kosovë, duhet të shikohen në detaje. Ai mendon se Beogradit nuk duhet t’i epet çfarëdo që kërkon nga Kosova, ngase pas Asociacionit do të mund të kërkojë edhe të tjera gjëra. Megjithatë, ai thotë se fqinjësia e mirë duhet të jetë një ndër prioritetet e qeverisjes këtu.“Pozita dhe opozita në Kosovë po bënë deri diku një imitim të marrëdhënieve që ekzistojnë në Shqipëri. Në Shqipëri është e natyrshme që edhe në Parlament për tema të cilat nuk ja vlen të diskutohen shpallesh tradhtar, i korruptuar, i mbaruar, dhe a thua se ka ardhur fundi i botës. Megjithatë edhe publiku në Kosovë edhe publiku në Shqipëri na ka parë që ne bashkë rrimë dhe bashkë ndajmë shumë gjëra të cilat vlejnë për t’u ndarë… Edhe në Kosovë tani janë disa vendimmarrje të cilat tani kërkojnë një fokus të një natyre e cila në një krah ka presionin e Brukselit, ta quajmë dhe të flasim hapur, ose më saktë të perëndimit për të pasur një Kosovë që të ketë sa më pak probleme me fqinjët. Çështja e demarkacionit nuk është dosido, thotë Majko, dhe për shënjimin e vijës kufitare ai thotë se duhet gjetur e konsultuar njerëz të aftë në këtë lëmi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …