Epopeja e UÇK-së

Manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së” shënohet nën përkujdesin e kryeministrit Mustafa

Qeveria ka themeluar  Këshillin organizativ për shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, që do të mbahet nën përkujdesin e kryeministrit, Isa Mustafa. Ajo nga rezervat shtetërore ka ndarë 50 mijë euro për organizimin e këtij manifestimi. Ky këshill në përbërje do të këtë ministrin e FSK-së, Haki Demolli, ndërsa, anëtarë të tjerë do të jenë sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, përfaqësues nga komuna e Skenderajt, përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …