Brickos

MAP-i shënoi 23 qershorin ditën ndërkombëtare të shërbimit civil

Me një ceremoni rasti, në Ministrinë e Administratës Publike, është shënuar 23 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Shërbimit Civil. Për nder të kësaj dite, MAP-i ka organizuar takimin në temën: “Reforma në Shërbimin Civil të Kosovës”, ku janë trajtuar rezultatet e deritanishme në realizimin e këtyre reformave në përmbushjen e objektivave të administratës publike.

Në këtë takim,  pos shërbyesve civilë edhe zyrtarë të lartë të institucioneve ishin të pranishëm edhe kryetarë komunash dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare,  që veprojnë në vendin tonë.

Zëvendësministri i MAP-it, Hajredin Hyseni, pasi uroi shërbyesit civilë për këtë ditë të shënuar theksoi se : “Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe Ministria e Administratës Publike janë të përkushtuara për të ndërtuar një administratë publike, të avancuar, profesionale, efikase dhe transparente. Ndaj, ndër prioritetet e MAP-it është vazhdimi i procesit të reformës në administratën publike dhe reformimin e shërbimit civil, të bazuar në Strategjinë për Modernizimin e Administratës 2015-2020, të miratuar nga Qeveria. Bazuar në planin për RAP-in, theksoi në vazhdim Hajredin Hyseni, MAP-i ka punuar në dokumentet strategjike dhe proceset reformuese sa iu përket menaxhimit të burimeve njerëzore, sistemit të pagave dhe si fryt i këtyre veprimeve  është edhe Katalogu i vendeve të punës, dokument bazë për klasifikimin e vendeve të punës dhe standardizimin e tyre. Hyseni përmendi edhe punën e bërë në drejtim të zbatimit të  Sistemit të Pagave, si njërin ndër qëllimet për klasifikimin e vendeve të punës, standardizimin e njësimin e  titujve, përshkrimet e vendeve të punës dhe zbatimin e  Sistemit të ri të pagave, nën moton: “Për punë të njëjtë-pagë të njëjtë”. Duke folur për zbatimin e Sistemit të menaxhimit të Informatave në Shërbimin Civil të Kosovës, Hyseni dëshmoi se ky sistem është shtrirë në institucionet e nivelit qendror dhe lokal. Në kuadër të sukseseve, ai, përmendi  edhe Strategjinë për Trajnimin e Nëpunësve Civilë 2016-2020 dhe Planin e Veprimit, nëpërmjet të cilit Kosova ka bërë hap drejt integrimit evropian. Hyseni, evidencoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit me donatorët siç janë: UNDP-ja, GIZ, SIGMA, Banka Botërore të cilat kanë dhënë kontribut të veçantë në procesin e reformës në administratë.

Lulzim Aliaj, kryetar i KPMK-së, foli për angazhimin e institucionit, që ai drejton, në drejtim të zbatimit të LSHCK-së, duke theksuar se vitin e shkuar KPMK-ja ka shqyrtuar 632 ankesa të shërbyesve civil. Ndërsa, 41 rekomandime të KPMK-së nuk po i zbatojnë institucionet të cilave iu dedikohen. Kryetari i sindikatës së shërbyesve civilë, Mursel Zymberi, në mënyrë kritike foli për pozitën e shërbyesve civilë të Kosovës.

Në këtë ceremoni, me mirënjohje u shpërblyen 74 shërbyes civilë, për rezultatet e shënuara në punë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …