Mark Jongen: Njohja e Kosovës si kusht për Serbinë për anëtarësim në BE do të ishte një çmim i lartë

Mark Jongen: Njohja e Kosovës si kusht për Serbinë për anëtarësim në BE do të ishte një çmim i lartë

Njohja e Kosovës si kusht për Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të ishte një çmim i lartë, thotë analisti gjerman, Mark Jongen. Ai ka thënë se populli në Serbi duhet të vendos përmes një referendumi për çështjen e njohjes së Kosovës. “Është e vështirë për të dhënë këshilla por unë besoj se njerëzit në Serbi duhet të vendosin përmes një referendumi nëse Serbia është e gatshme të paguaj çmimin”. Jongen i ka rekomanduar Serbisë të mos dorëzohet ndaj presionit dhe të mos fut sanksione kundër Rusisë, pasi as BE-ja nuk ka bërë sanksione ndaj Moskës. “Serbia ka nevojë të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe të mbetet në pozicion të ndërmjetëm sepse është e rëndësishme për ekonominë e saj”. Sipas tij, Serbia është një urë që e lidh Evropën me Rusinë, dhe nuk është mirë që të shkatërrohen të gjitha urat.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …