leoni

Max Brym: "Villa Panorama" po përdoret si provë dyshimi kundër dr. Sadri Ramabajes

Max Brym: “Villa Panorama” po përdoret si provë dyshimi kundër dr. Sadri Ramabajes

Dje, dr. Sadri Ramabaja u dënua me 30 ditë paraburgim  nga një e ashtuquajtur gjykatë në Prishtinë; gjoja se ai  qenkësh “ideologu” i organizatës “syri i Popullit”  dhe u mor “Villa Panorama” si provë dyshimi Sadri Ramabajës. Kjo akuzë është lansuar disa muaj më parë  nga Azem Vllasi. Më 10 mars të këtij viti, ish-kreu i “Lidhjes së Komunistëve” në Kosovë, Azem Vllasi, në zyrën e tij të avokaturës në Prishtinë, ishte goditur me armë nga  Murat Jashari, i cili jeton në Zvicër, i mbikëqyrur nga psikologët…

Në mënyrë të përsëritshme disa  media në Kosovë, po përhapin shpifje ndaj Dr. Ramabajës. Tani vjen në lojë kafeneja atraktive “Villa Panorama”, në periferi të Prishtinës. Prokurori tha dje se “dy ditë” para sulmit amatoresk, “Sadri Ramabaja në Villa Panorama është takuar Murat Jasharin”. Vetëm nëse qenkëshin takuar, u dashka të klasifikohet  si faj?

Edhe autori i këtij shkrimi është takua me dhjetëra njerëz në lokalin “Panorama” në Prishtinë. Autori i këtij shkrimi ka jetuar në mars 2017 10 ditë në shtëpinë e Dr. Sadri Ramabaja. Deri më sot, mediat kosovare, Azem Vllasi dhe prokurori ende nuk kanë ardhur në idenë për të parë në mua “ideologun” e “syrit të popullit”. (…)

Dr. Sadri Ramabaja, ndryshe nga unë, është socialdemokrat, gjithmonë miqësore dhe i gatshëm për debat. Sigurisht, ai hedh poshtë çdo lloj të terrorit individual. Unë gjithashtu. Por faktet dhe argumentet nuk janë asgjë për prokurorët fashistë dhe klanin miliarder Pronto, të cilët e quajnë veten politikanë. Një restorant mjafton si një indicie për akuzë. Në Kosovë, çdo lloj opozite majtiste, bile edhe socialdemokratike, kriminalizohet dhe përndiqet. Çdo kundërshtar i tyre politik ndërlidhet me terrorizmin. Socialdemokratin Ramabaja ta akuzosh për terrorist është aq absurde sa të thuash për hënën se është një lopë…

Situata është e rrezikshme. Gjykata dhe zyra e prokurorisë nuk do të gjejnë ndonjë dëshmi faktike. Megjithatë, nëse nuk ka lëvizje të gjerë edhe ndërkombëtare solidariteti me dr. Sadri Ramabajën, ai do të mbahet i burgosur nga regjimi për një kohë të gjatë. Fatkeqësisht njerëzit në Kosovë janë vrarë në paraburgim për arsye politike.

 

(Prof. h.c. Max Brym nga Mynihu ka qenë ligjërues i ftuar për shumë vite, në Universitetin e Prishtinës).

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …