leoni

Sot votohet për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovë, t drejtë vote kanë 1,937,869 persona

Mbi 2500 vendvotime në 899 qendra votimi, hapen në gjithë territorin e Kosovës

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, sot duke filluar prej orës 7:00 mund të votojnë për të zgjedhur kryetarët e komunave të tyre  dhe asambletë komunale. Në 38 komuna të Kosovës, janë hapur 899 qendra të votimit, të cilat do të jenë të hapura prej orës  7:00 deri në orën 19:00, ndërsa do të votohet në 2505 vendvotime. Në këto zgjedhje garojnë 204 kandidatë për kryetarë komunave dhe 6887 kandidatë për asambletë komunale.

Për zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar më shumë se 200 kandidatë, 91 subjekte politike, një koalicion, 30 nisma qytetare, 25 kandidatë të pavarur dhe 7080 kandidatë për asamble komunale. Zgjedhjet e 22 tetorit do të vëzhgohen nga rreth 33 mijë e 200 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara, OJQ-të vendore, organizatat ndërkombëtare, ambasada, media vendore dhe ndërkombëtare

Zgjedhjet e reja përveç angazhimit të shumë njerëzve, do ta kenë edhe një kosto prej 4.5 milionë deri në 5 milionë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …