Kryesia e re e Kuvendit të Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen e saj parë në të Legjislaturën e VII-të

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është ndërpre pasi përfaqësuesit e partive opozitare nuk kanë arritur marrëveshje

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është ndërpre pasi përfaqësuesit e partive opozitare nuk kanë mundur të merreshin vesh për vazhdimin e seancës së ndërprerë një ditë pas zgjedhjes se qeverisë Haradinaj. Deputet i VV-së, Glauk Konjifca e ka lëshuar në mënyrë demonstrative mbledhjen e kryesisë që ka bërë që kryesia të mos ketë kuorum dhe të ndërpres punimet. Konjufca ka thënë se ai e ka lëshuar mbledhjen pasi tha se kryetari Veseli ka dashur që tua marrë të drejtën që me 40 nënshkrime të thirret seanca. Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se koalicionin qeverisë nuk e ka shumicën as në kryesi. Ai ka thënë se kryesia ka shkel një praktikë demokratike. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Kuvendi nuk të bëhet subjekt i çështjeve që lidhen me fushatën zgjedhore. “Kryesia e kuvendit është ajo që vendosë për seancën. I lutëm mjaftë që ta mbajmë seancën të enjten e jo të hënën. Ata nuk ishin të interesuar të mbanin seancën”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …