Brickos

Mbyllen me kohë të gjitha Vendvotimet në Komunën e Drenasit. Votuan 21 mijë e 318 apo 40.55%

Mbyllen me kohë të gjitha Vendvotimet në Komunën e Drenasit. Votuan 21 mijë e 318 apo 40.55%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e radhës për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Drenasit, Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se janë mbyllur të gjitha Vendvotimet në Komunën e Drenasit në kohën e paraparë. Ajo njoftoi se pjesëmarrja në këto votime është: 21 mijë e 318 votues apo 40.55 %. Në zgjedhjet lokale (2013) patën votuar 24 mijë e 362 votues, apo 48.66%. Gjithashtu, në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Daka falënderoi të gjithë qytetarët e Drenasit që shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar.

 Po ashtu, kryetarja e KQZ-së falënderoi Këshillat e Vendvotimeve për punën e mirë që kanë bërë gjatë tërë procesit të votimit dhe gjithashtu inkurajoi të gjithë KVV-të që gjatë procesit të numërimit t’i zbatojnë të gjitha procedurat e numërimit me qëllim që vullneti i qytetarëve të dërgohet në vend. Në fund, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreh falënderime edhe për institucionet tjera, Policinë e Kosovës dhe Prokuroruinë e Shtetit, duke çmuar lartë punën e tyre gjatë gjithë ditës së sotme.  KQZ njofton se duke filluar nga ora 19:00 fillon të rrjedhë afati 24 orësh për paraqitjen e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …