McCain

McCain, i brengosur për shkak të tensioneve, rivalitetit dhe potencialit të konfrontimit në Ballkan

Senatori amerikan dhe kryesuesi i komitetit të Senatit për forcat e armatosura John McCain, ka deklaruar se është shumë i brengosur për shkak të tensioneve, rivalitetit dhe potencialit të konfrontimit në Ballkan. Ai ka paralajmëruar se SHBA-ja këtë javë do të ratifikojë Protokollin për hyrje të Malit të Zi në NATO. “Kjo kërkon vëmendjen e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe të gjithë aleatëve që të përpiqen të parandalojnë disa nga këto kërcënime të krizës”, ka thënë McCain për portalin European Western Balkans (EWB) në forumin e Brukselit të fondit gjerman të Marshallit në SHBA, përcjell Gazetametro.net. Me këtë rast, McCain ka përmendur se gjenerali Curtis Scaparrotti, komandant i komandës amerikane në Evropë, i ka thënë se mos-hyrja eventuale e Malit të Zi në NATO do të ishte katastrofë absolute, si dhe pasojat do të ishin që do të tronditej i gjithë rajoni edhe ashtu jostabil. Njëkohësisht ai ka shtuar se është mirë e njohur se rusët tentuan grushtet në Mal të Zi dhe se ai grushtet nuk pati sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …