Brickos

Kryetari Thaçi udhëton drejt Hagës ku dhe do të mbajë një ligjëratë si dhe do të takojë zyrtarë të lartë holandez

Mediet në Kanadë i kanë dhënë rëndësi vizitës zyrtare të kryetarit, Hashim Thaçi

Mediet në Kanadë i kanë dhënë rëndësi vizitës zyrtare të kryetarit, Hashim Thaçi. Në shumicën e tyre, lajm kryesor ishin deklaratat e Thaçit për përpjekjet destabilizuese të Rusisë në Ballkan përmes lajmeve të rreme dhe përçarjeve të tjera. The Canadian Press shkruan se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Rusia po përpiqet të destabilizojë vendin e tij dhe fqinjët në Ballkan, por edhe të minojë vlerat dhe institucionet që Kosova ndan me aleatët e saj perëndimorë, përfshirë edhe Kanadanë. “Duke i sulmuar ato parime dhe vlera, ata gjithashtu po sulmojnë Kanadanë”, ka thënë Thaçi për “The Canadian Press. Avionët luftarak kanadez morën pjesë në fushatën ajrore 78-ditore të NATO-s për të ndaluar një represion të përgjakshëm serb kundër separatistëve etnik shqiptarë. Presidenti i atëhershëm serb Slobodan Millosheviç u akuzua më vonë për krime lufte”, shkruan “The Canadian Press”. Kanadaja ishte ndër vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …