Brickos

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha

Mehmet Bala: Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës

Ne çifteli zeri ç’po jehon

vujtjet tona i perkujton
kujton trimat nje nga nje
qe dhan jeten per liri
 
qe nga lindja ne perendim
nane Kosova ban luftim
qe nga jugu ne veri
derdhet gjaku por si shi
 
derdhet gjaku e sndihet gjama
eshte tradite ne vatra tana
fyt per fyt ne me armik
me ba gjamen kurrskem dite
 
jem te forte si shkamb graniti
lum Kosova qe na lindi
lindi trima e djem drangoj
qe mbare populli ata i cmoj
 
kur eshte fjala per troje tveta
hiq as pak su dhimbset jeta
ne balle te furtunes punes i dalin
dhe atedheut jeten ja falin
 
ti permendim nje nga nje
duhet shkru nje histori
duhet shkru dhe historija
per drangoj nga shqiptarija
 
por ketu tani do ndalem
te njifemi mire me Rexhep Malen
ne Hogosht u lind bujari
amanet i la i pari

per liri kur thrret kushtrimi
banu trim si Boletini
lufto biro per atedhe
fale jeten si me le
 
Kur mbaroi tetvjeqaren
filloj luften dhe mori t`mbaren
kur qe viti 68-te
u zgjodh nga shoket deputet
 
demonstrata organizoi
qe mare udben e tmeroi
tmeroj udbe tmeroj tradhtare
ky tribun 17 vjeçar
 
shpejt ne gjurme udba i ra
trimin kurre rahat se la
udba trimin e torturoj 
por ai shoket kurr si tregoj
 
ne muajin maj 75
udba nburg e ka perples
fort gjakpirsat e maltertuan
me 9 vjet burg e denuan
kur vjen koha burgu me u sose
nuk la shoke n`burg pa brumose
 
Ne muajin maj 83
e pau diellin ku ka le
por shum shok i gjet ne dhe 
qe dhan jeten per atedhe
 
kur mendoj, ne Gjermani
qe ju vrane kti tre vllazni
kur mendoj per Kadri Zeken 
qe e pat shok ,ekish lane vetun
 
shum shoke tjere ja kish ngrane bisha
izavendesoj Nuhi berisha
lum nenlokja qe e lindi
dhe levizja qe e kaliti
punoj shum me shoke te vet
udhehqes shtabi nUniversitet
 
por pak kohe neliri kaluan
nga organet u hetuan
u hetuan nga ai pushtet
dhe kaluan nìlegalitet
 
ne Prishtine gjeten strehim
ku me shoke mbanin takim
shum takime e pune te mbara
vetem lufta te ece perpara
 
vetem lufta perpara teshkoj
per fat tkeq udba i hetoj
hetoj trimat mes Prishtines
udhan alarm gjandarmarise
 
qe Prishtina te shpallet rrerthim
duhet bere mire kontrollim
ushtrine duhet me e lajmrue
sepse ndodhe per me luftue
 
ne janar 84
udba e flliqt u nda ne kater
ne kater vende nga 80
me nai vra dy shoke t’ vertete
 
mesi i nates data 10-te
thrret Nuhia o vlla Rexhep
apo sheh vlla çka na gjet
apo sheh qe jem rrethu
nuk dome te gjalle per me u dorezu
 
Bace Rexhepi i jep gajret
hajt Nuhi vella mos ke dert
se per Kosove sot kem me vdeke
edhe n’vdekshim s’po kem dert
kur ndegjon shqiptarija krejt
 
Policia hapen zjarre
me pushke e topa mitroloze
ne gjysme te nates u ba drite
por dy vllaznit spaskan frike
ekan thye te parin rrethim
me milic tuj ba luftim
 
ne nje podrum ata u vendosen
dhe fisheket keq ju sosen
por me zemer ata luftuan
gjersa te dy jete na ndrruan
 
me gjak te kuq e shkroi

Nuhi Berisha e Rexhep Mala
gjithe shqiptareve me u ba te fala
si n’ Kosove ashtu n’ mergim
e kem lane luften nvazhdim
s’ duhet bere per ne vajtim
duhet ece lufta perpara 
per liri u prifte e mara
 
keshtu hyne burrat ne histori
kan qene trima u qofte lavdi
pra tbetohemi e tjapim fjalen
se harrojme kurre Nuhiun as Rexhep Malen….. 

 

( Poezi e shkruar në Versoix, në  janar të vitit  1984 nga Mehmet Musë Bala)

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …