Fazli Graiçevci (1935 - 1964) një jetë e martirizuar në rrugën e lirisë

Mehmet Bislimi: Univers

(Fazli Grajçevcit)

përditë e më shumë

po i zvogëlojmë borxhet

përball jetës sonë të varfër

shprehimisht

vitet që na takojnë po zvogëlohen

numra në rënie

shtrëngatat ziliqare na kanë rrethuar

e kurrë s’jemi dorëzuar

 arkeologu pranë ashtit fosil

gojëhapur e hutuar mbeti

retë ngarkuar plot me shi

ulur por si kësulë e bardhë

mbi majat e larta të Goleshit

atje ku flamuri i ëndrrave tuaja

zhurmshëm po valon

me zvogëlimin e viteve

dhe borxhit ndaj jetës

pengu i borxhit një ditë

mbetur fashitur brenda vetes

të porta me rrapëllima do na trokas

për të marrë hakun e së vërtetës

do t’na thërras

kush (s)më thotë

e kemi zvogëluar borxhin

për vëllain e motrës

për birin e tokës

për Fazliun e nënëlokes

që dashuri i fali atdheut

i fali jetës

i fali tokës

Gusht, 2017

 

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …