Flamuri i Kosovës

Mehmet Musa: 17 shkurti dhe dilemat e kësaj dite

Nga data 8, 9 dhe 10 korrik të vitit 1945 në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare u mbajt Konferenca famkeqe, nder me te zezat ne historine e kombit tone ku deputetet e popullit nen drejtimin e Fadil Hoxhes, kryetar mbledhje dhe Pavle Joviqeviqit sekretar, e futen Kosoven nen gjirin e Serbise federale dhe per 5 dekada na i kan shurrdhuar veshet se trumbetuari kjo klike se me vullnet populli shqiptare i ketyre aneve ka zgjegje rrugen nen jJugosllavine e Titos! Nuk do te ndalemi ne vuajtjet,vrasjet,syrgjynosjet,shpernguljet,per ne Turqi,burgosjet,e sidomos torturat e dimrit ne vitet 55-56, ku mbi nje milion shqiptare u debuan nga trevat e tyre, ne Anadoll e Adapazar, e qe te gjithe ishin pa piken e liberalizimit te vizave.

Por do bejme nje krahasim te udheheqesve te sotit e qe thirren protagoniste te 17 shkurtit dhe atyre te mbledhjes se Prizerenit. Deputetet qe kundershtuan ne Prizren vendimet e asaje tradhtie u ekzekutuan dhe u vrane ne menyren me mizore fizikisht, por jan te gjalle sot e mot ne mendje dhe zemer te populli shqiptar. Ndersa sot e njejta loje luhet ne forme, por me permbajtje ndryshe. Duhet puthje, qafje e perqafje e shterngim duarsh ne mes presidentit te Serbise dhe Kosoves, kryeministrit te serbise dhe Kosoves takime telefonata te fshehta dhe legale, qe vetem e vetem kesaje Kosove te shkrete kurre mos ti zgjidhet laku nga fyti. Per te arritur kete qellim te zi si futa, per ti patur duart e lira ne pazaret dhe allallveryshet qe behen ne favor te Serbise; se,pari duhet eleminuar kundershtaret potencial dhe mbyllur e hequr nga skena kombetare e Kosoves, duhet qe Tigeri shqiptar dhe tmerri i Car Dushaneve,Miliq Kerstiqeve, Milan Gjuriqeve, Milosheviqeve e Arkaneve, gjeneral Ramush Haradinaj t’i  vuhen prangat dhe pastaj te festojme 17 shkurtin, e ne kete muaj, te votojme demarkacionin te zyrtarizojme zajednicen e me vone republiken sebska, ne menyre qe te gjithe ata shkije e shkina ti kene nga dy paga nje nga Serbija dhe nje nga djersa e Kosoves se mjere.dhe cka eshte kulmi i te zezave mbi te zezat te formojme nje keshill pajtimi e te pajtohemi sa me shpejte sot me Serbine sepse neser behet shum vone….

O Prekaz i Ahmet Delise,Tahir Mehes e Adem Jasharit a nuk duhet pytur varret e te renet per kete pajtim?

A nuk duhet pytur Shaban Jasharin ne varr ,a nuk frigohemi se ai vet i 52-ti zgjohet nga dheu, Po ne Qirez Likoshan e Abri, po ne Reqak, Suhareke, Krushe te Madhe Meje, po ne Qyshk e Lebeniq te Pejes, a duhet pytur ato 10000 motra e nena tona te dhunuara,po a duhet pytur ato familje qe ende te afermit e tyre nuk ua dine varrin. Po me siguri sikur te ishin dhunuar grate e Hashimit dhe Ises nuk do tu kishte ra  ndermend per pajtimin me Serbine!

Kanuni i maleve tona na ka mesuar se kurre viktima nuk ka kerkuar pajtim, por edhe nese per momentin nuk ka mundesi per hakmarrje, hasmit i ka que fjale duke i thene sot per sot „ti je i forte e une jam i lig“ dhe brezave ua ka lene amanet hakmarrjen ashtu siq na lane neve amanet Shaban Polluzha Gjon Sereqi, Zhuke Haxhia,Ndue Pjeter Lleshi, Qerim Banulla e Deme Ali Pozhari.

Kosovë gëzuar 17 shkurtin!

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …