Faton Mehmetaj

Mehmetaj: Kosova ka kaluar në një rrugë të vështirë në tërë periudhën e pas luftës

Analisti i sigurisë, publicisti  dhe luftëtari i lirisë, Faton Mehmetaj në një intervistë për TV- Dielli ka thënë se Kosova ka kaluar në situata tejet të rënda e të vështira që nga viti 2000 e këndej.  I pyetur për arrestimin e Ramush Haradinajt, Mehmetaj thotë  se  ka qenë një nga figurat kyçe, njëri nga liderët më transparent, një figurë unifikuese sa i përket shtet ndërtimit të Kosovës. Ramushi është personaliteti politik më i dëmtuari në Kosovë sa i përket zhvillimeve politike si lider. Ka kaluar dy gjykime, të padrejta që kanë qenë kryekëput dënime të improvizuara nga shërbimet sekrete serbe, nga inteligjenca më e lartë e shërbimeve serbe e ruse, e cila ka shkuar deri në atë pikë sa po bën përpjekje t’ia  shkatërrojë komplet karrierën e tij. Por ai me një stoicizëm të pashoq i ka kaluar këto sfida. Rasti i fundit i arrestimit me 4 janar 2017, është më shumë politik sesa që ka të bëjë me listën e Serbisë. Është për keqardhje por më duhet ta them se ndalesa e Ramushit korrespondon me përafrimin e Edi Ramës, dhe kryetarit Thaçi me strukturat politike të Serbisë. Përmes këtij rasti Serbia dëshiron që të tërheq një paralele të caktuar për ta testuar funksionalitetin e  shtetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …