Brickos

Mejdi Sadiku: Kosova dhe ngecja teknologjike e saj !

Mejdi Sadiku: Kosova dhe ngecja teknologjike e saj !

Kosova thonë se  shquhet që është ndër shtetet më të zhvilluara në rajon sa i përket teknologjisë. Ndoshta edhe është. Por, nëse me të vërtetë është, atëherë vërtetë rajoni qenka shumë mbrapa me teknologji krahasuar me Evropën.

Kompanitë telekomunikuese në Kosovë flasin për përfshirje me rrjet 3G e 4G në 80%, 90% e bile edhe 99% të territorit të Kosovës, pse jo, po të kishim ngrënë bari do ta kishin shkruar edhe 120%.

Në Kosovë, mund të them në 80% të territorit të saj nuk përfshihet 3G. Po, po, akoma në 80% të territorit ka vetëm internet GPRS (nëpër Android “E”). Këtu nuk po flasim për zona të pabanuara, por edhe për rrugë shumë të qarkullueshme, e bile bile edhe nëpër qytetet më të mëdha të Kosovës duke përfshirë edhe kryeqytetin.

Derisa nga ne Kosovarët shteti i Shqipërisë kritikohet për ngecje të zhvillimit të teknologjisë në krahasim me Kosovën, ata janë shumë larg nesh në këtë aspekt. Në Shqipëri edhe nëpër zonat më të pabanuara ka rrjet 3G e 4G, edhe nëpër kodrat më të larta ku populli e përdor fjalen “ku dreqi bon vo”, ndërsa në Kosovë nëpër rrugë regjionale ku mijëra vetura qarkullojë në ditë kemi vetëm rrjet GPSR.

Këtu po flas vetëm për internet mobil, e mos flasim që ne paguajmë për internet super të shpejtë, ndërsa nuk marrim as gjysmën e shpejtësisë së paguar, ndërsa operatorët fare nuk marrin përgjegjësi për këto “vjedhje teknologjike”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …