Brickos

Memli Krasniqi ia konfirmon ambasadorit Delawie votën e PDK-së pro ratifikimit të demarkacionit

Memli Krasniqi ia konfirmon ambasadorit Delawie votën e PDK-së pro ratifikimit të demarkacionit

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë, Greg Delawie. Krasniqi ia ka konfirmuar Delawies qëndrimin e PDK-së pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka theksuar se është e rëndësishme arritja e konsensusit politik në vend për të kaluar këtë proces, dhe ka shprehur bindjen se ky konsensus do të rritet. Ndërsa ambasadori Greg Delawie, ka theksuar rëndësinë që ka për qytetarët ratifikimi i demarkacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …