leoni

Merkel

Merkeli mesazh Serbisë: Kosova mbetet kriter në rrugën drejt BE-së

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka theksuar se forcimi i sundimit të ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, janë kritere të rëndësishme për Serbinë që të hyjë në Bashkimin Evropian. Merkel i ka dërguar të premten një letër përshëndetëse kryeministres së re serbe, Ana Brnabiq, me rastin e zgjedhjes në këtë post, raporton mediumi serb “N1 Info”. Kancelarja gjermane ka thënë se Qeveria e Serbisë ka përballë sfida të rëndësishme. “Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë do të ketë kënaqësinë t’ju mbështesë”, ka thënë Merkel, në letrën dërguar Brnabiqit. Brnabiq u zgjodh kryeministre e re e Serbisë rreth një javë më parë, kur e mori detyrën nga tashmë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …