Deklarata skandaloze e Abelard Tahirit thellon përçarjen e krahut të luftës dhe nuk përçon shumicën e votuesve të PDK-së

Ministri, Abelard Tahiri, konstaton se angazhimi i EULEX-it në Kosovë paska qenë shumë i madh

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në vizitën që i bëri Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka folur edhe për mandatin e EULEX-it, pas qershorit të këtij viti. Ai ka theksuar se ende nuk ka ndonjë marrëveshje se çfarë do të bëhet pas skadimit të mandatit të EULEX-it në qershor 2018. Pa dyshim jemi në fazën e konsultimeve dhe ende nuk kemi ardhur në përfundim për rolin pas qershorit për EULEX-it. Dua t’i falënderoj për angazhimin dhe vullnetin për të ngritur kapacitetin e këtij instituti. Angazhimi i EULEX-it ka qenë i madh. Në momentin kur do të kemi një marrëveshje, ne do ta publikojmë, ka deklaruar Tahiri. 

Ky ministër nuk ka komentuar as ka folur konkretisht lidhur me  angazhimin e EULEX-it në ndëshkimin dhe dënimin e luftëtarëve të lirisë dhe amnistinë e krimit ekonomik, në vendin tonë. Po ashtu ministri e di fare mirë se EULEX-i do të qëndrojë në Kosovë, për aq sa vendos BE-ja dhe kurrsesi institucionet e Kosovës. Fillimisht EULEX-i kishte mandat trevjeçar, por me mundësi të pakufishme për vazhdimin në çdo tre vjet të mandatit, ashtu sikur ka mandat edhe UNMIK-u dhe kjo për shkak se Kosova ka pavarësi të kufizuar nga BE-ja dhe OKB-ja, dy organizata të mëdha të botës të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

EULEX-i është mision antishqiptar, është një filiale e “sundimit të ligjit” të Beogradit në Kosovë, që përpiqet ta mbajë vendin tonë në një gjendje të pasigurisë, duke e paragjykuar si një vatër të përhershme të krizës në rajon. Asnjë autoritet apo zyrtar i EULEX-it kurrë nuk është mirëpritur as mirëpritet nga qytetarët e Kosovës. Në të gjitha monitorimet e deritanishme, në të gjitha sondazhet,  opinioni  publik në vend  kurrë nuk ka shprehur besim të ky mision antishqiptar. Për më tepër, në radhët e këtij misioni është shfaqur hapur urrejtja antishqiptare, duke i krahasuar luftëtarët e lirisë së Kosovës me kafshët, ndërsa shqiptarët me bagëtinë. Urrejtja antishqiptare e zyrtarëve të lartë të këtij misioni në  shumë raste është shprehur haptas, ndërsa zyrtarët tanë servilë, asnjëherë nuk kanë marrë guxim të drejtojnë qoftë edhe një kritikë të vetme, parimore, kundër qëndrimit antishqiptar të këtij misioni, i cili në emër të sundimit të ligjit, e ka vendosur veten arbitrarisht  mbi çdo ligj. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Fahri Fazliu është liruar pas arrestimit dhe mbajtjes për një kohë, në zyrat e EULEX-it në Fushë-Kosovë

Veprimtari i njohur, Fahri Fazliu,  është liruar pas arrestimit dhe mbajtjes për një kohë  në …