Ministri, Abelard Tahiri premtoi funksionalizimin e njësisë ekonomike të burgut të Smrekonicës

Ministri, Abelard Tahiri premtoi funksionalizimin e njësisë ekonomike të burgut të Smrekonicës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri vizitoi Qendrën Korrektuese në fshatin Smrekonicë të komunës së Vushtrrisë ku u prit nga drejtori i kësaj qendre, Xhevdet Maçastena dhe nga drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj. Pas bisedës së zhvilluar, ministri, Abelard Tahiri premtoi se do të angazhohet për funksionalizimin e njësisë ekonomike të burgut të Smrekonicës. Ai theksoi se kjo qendër plotëson standardet më të larta për të burgosurit dhe theksoi se me funksionalizimin e njësisë ekonomike, ku të burgosurit mund të punojnë, kjo do të jetë një qendër fitimprurëse për shërbimin korrektues. Ideja e tij u mirëprit nga drejtori i kësaj qendre, Xhevdet Maçastena dhe drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …