Ministri Demolli priti një delegacion të Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë

Ministri Demolli priti një delegacion të Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë

Ministri i FSK-së, Haki Demolli priti sot në Ministri një delegacion të deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë të kryesuar nga deputeti Bjorn Von Sydow, kryesues i Delegacionit të Suedisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të shoqëruar nga Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Mats Staffanson. Në takimin e përbashkët të dyja delegacioneve, përveç Ministrit të FSK-së Haki Demolli, morën pjesë edhe zëvendës ministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, shefi i Drejtorisë së Operacioneve, gjeneral brigade Zymer Halimi, këshilltari ushtarak i  Ministrit, kolonel Fadil Hadergjonaj si dhe shefi i kabinetit, Latif Leka.  Delegacioni nga Suedia shprehu gatishmërinë që të përkrah Kosovën dhe FSK-në në procesin e transformimit si dhe të thellojë edhe më tej  bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Nga pjesëtarët e delegacionit u bënë pyetje të ndryshme nga fusha e sigurisë, të cilët ishin mirë të informuar  për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, me vetë fajktin se pjesë e delegacionit ishin edhe dy  ish ministra të mbrojtjes.

Ministri Demolli, fillimisht falenderoi  delegacionin e Parlamentit të Suedisë për të gjithë mbështetjen dhe përkrahjen që Suedia ka dhënë për Kosovën e në veçanti në fushën e sigurisë duke vlerësuar kontributin e kontingjentit ushtarak suedez në kuadër të KFOR-it. Me këtë rast ai vlerësoi lartë përkrahjen e dhënë FSK-së  në fushën e kërkim – shpëtimit dhe deminimit,  njësi këto të specializuara të FSK-së, për të cilat Suedia ka kontribuar mjaft shumë.

Më pas, Ministri Demolli i  njoftoj të pranishmit mbi misionin dhe zhvillimin e FSK-së, marrëdhëniet e FSK-së me vendet e regjionit si dhe me vendet e NATO-s dhe ato që aspirojnë në NATO, duke u ndalur me theks të veçantë në çështjen e planifikimit për implementimin e rekomandimeve të dala nga Rishikimi i Strategjisë së Sektorit të Sigurisë të Kosovës.

 Gjithashtu, Ministri Demolli Demolli deklaroi se: Procesi i transformimit të FSK-së në FAK do të jetë plotësisht transparent dhe ne jemi duke punuar  që kjo të ndodhë, në mënyrë që përgatitjet e Forcës për transformim ti implementojmë sipas fazave të parapara. Me këtë rast Ministri demolli theksoi faktin se qeveria ka marrë zotimin se do të bëjë financimin  e terë procesit të transformimit dhe zhvillimit të saj.

Ministri Demolli siguroi mysafirët nga Suedia se ashtu si edhe FSK-ja, Forca e Armatosur do të jetë Forcë e Kosovës e cila do të jetë në shërbim të popullatës shumicë dhe komuniteteve pakicë  si dhe do të ketë përfaqësim gjinor në përputhje me standardet e NATO-s.

Me këtë rast ministri Demolli kërkoi që të fillohen përgditjet për inicimin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy ministrive. Po ashtu ai kërkoi nga  Suedia që të mbështes  arritjen e statusit të Partneritetit për Paqe me NATO-n.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …