Ministri i Diasporës Valon Murati rekomandon bashkatdhetarët që të konsultohen me aplikacionin e MPB-së në të cilin tregohet gjendja reale në pikat kufitare

Ministri Murati rekomandon bashkatdhetarët që të konsultohen për gjendjen reale në pikat kufitare

Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që po vijnë për pushime në Kosovë ta konsultojnë paraprakisht aplikacionin në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme (http://www.mpb-ks.org/qkmk/#.WXWT4hWGPMz) në të cilin tregohet në kohë reale se cila është gjendja nëpër pikat kufitare. “Të dashur bashkatdhetarë, të gjithë ju që po ktheheni në atdhe gjatë pushimeve të verës, ju rekomandoj të konsultoni paraprakisht aplikacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në të cilin tregohet në kohë reale se cila është gjendja nëpër pikat kufitare. Kështu ju keni mundësi t’i ndryshoni ato. Edhe për shkak të punimeve të terminalit të ri por edhe për shkak të përqendrimit që ndodh në Merdare gjatë ardhjes suaj, ajo pikë kufitare vazhdon të jetë më e ngarkuara sa i përket pritjeve, andaj në konsultim edhe me Policinë e Kosovës ju rekomandojmë që sipas mundësive ta shmangni atë pikë dhe t’i përdorni edhe pikat e tjera kufitare. Për çfarëdo telashe që mund ta keni gjatë rrugës për në Kosovë, sidomos ata që kalojnë nëpër Serbi ju ftoj ta njoftoni në rastin e parë Policinë e Kosovës dhe Zyrën e Kosovës në Beograd në +38166247743 dhe [email protected] por edhe Ministrinë e Diasporës në [email protected]”, ka shkruar Murati në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …