Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri procedon në Qeveri projektligjin për Prokurorin e Shtetit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri procedon në Qeveri projektligjin për Prokurorin e Shtetit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka njoftuar se ka proceduar në Qeveri projektligjin për Prokurorin e Shtetit dhe koncept dokumentin për suspendimin e zyrtarëve publikë, ndaj të cilëve ngriten aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ai ka shkruar në facebook se me këto dy pika, ministria që ai drejton përmbush të gjitha obligimet ndaj Agjendës së Reformave Evropiane.

“Do ta fuqizojnë edhe më shumë integritetin e institucioneve tona në luftën e pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me miratimin e këtyre akteve, ne do të kemi një politikë të konsoliduar shtetërore që përçon mesazhin e qartë se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë, pa përjashtim, do të jenë subjekt i tij”, ka shkruar ai në facebook

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …