Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Beghet Pacolli

Ministri i Drejtësisë Ableard Tahiri: 690 vende të reja pune në sektorin e sundimit të ligjit

Ministri i Drejtësisë Ableard Tahiri ka thënë se buxheti i vitit 2018 përfshin rritjen më të madhe në 6 vitet e fundit në fushën e Drejtësisë, rritje për të cilën thotë se është angazhuar shumë gjatë mandatit të tij. Tahiri në Facebook ka njoftuar se 690 vende të reja pune do t’i bashkëngjiten sektorit të sundimit të ligjit, në mes tyre gjykatës, prokurorë  e bashkëpunëtorë profesional.

“Miratimi i buxhetit në lexim të parë, është një lajm tejet inkurajues për mundësitë që po krijojmë në adresimin e nevojave për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit tonë, përfshirë edhe fushën e drejtësisë. Me këtë rritje të buxhetit për sektorin e sundimit të ligjit që është më e larta në gjashtë vitet e fundit, po krijojmë mundësi konkrete për një sistem efikas të drejtësisë. Rrjedhimisht, 690 vende të reja pune do i bashkëngjiten këtij sektori, në mes tyre gjykatës, prokurorë, bashkëpunëtorë profesional të cilët do ndikojnë në uljen e numrit të lëndëve dhe shqyrtimin më të shpejtë të tyre, si dhe oficerë korrektues që do rrisin sigurinë dhe performancën e trajtimit brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …