vipa
muqa 900
vala – old
mbpzhr
driloni com
Fillimi / Institucionet / Ministri Gashi: Kujdes i veçantë dhe koordinim i plotë për aktivitetet e institucioneve të pavarura të kulturës

Ministri Gashi: Kujdes i veçantë dhe koordinim i plotë për aktivitetet e institucioneve të pavarura të kulturës

Ministri i kulturës Kujtim Gashi, ka takuar drejtuesit e Rrjetit të Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës (RRIPAK), të udhëhequr nga drejtori ekzekutiv Albert Heta, dhe anëtarët tjerë, profesori Fadil Hysa, regjisori Fatos Berisha e Sali Shoshi nga CHwB. Në takim u diskutua për situatën kulturore në vend dhe se si ajo të përmirësohet dhe aktivitetet kulturore brenda dhe jashtë vendit të prezantohen sa më mirë. Në lidhje me këtë, ministri Gashi ofroi gatishmërinë e plotë personale por edhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të punuar bashkërisht ashtu që politikat kulturore dhe implementimi i tyre të jetë që kultura të ketë rolin dhe vendin e vet meritor në vend dhe në skenën kulturore ndërkombëtare. “Ministria do të jetë adresa e duhur për përkrahjen e kulturës dhe do të jetë një derë e hapur për bashkëpunim të mirëfilltë në të mirë të kulturës dhe mbështetje të vlerave”, tha ministri. Ministri e vlerësoi punën që bëjnë institucionet dhe organizatat e pavarura kulturore, duke qenë një faktor i rëndësishëm që e mban gjallë kulturën në vendin tonë, e që në bashkëpunim edhe me institucionet nacionale, duke filluar me MKRS-në, e përmbushin mozaikun që kultura të jetë një tërësi. Ai u shpreh se do të angazhohet maksimalisht për të rritur buxhetin për fushën e kulturës, sidomos subvencionimin e projekteve kulturore, përkundër që MKRS-ja ka obligime të shumta, por me një bashkërendim të punëve do të arrihen synimet dhe objektivat që do të kemi përpara. Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv i RRIPAK, Albert Heta, shprehu urimin e tij dhe rrjetit që drejton, që ministri Gashi të arrijë sukses dhe e falënderoi për gatishmërinë e shprehur që skenën e pavarur kulturore ta trajtojë në mënyrën që e meriton dhe për bashkëpunimin e ofruar. Ai u shpreh se MKRS-ja do të jetë e hapur për një bashkëpunim më të madh me shoqërinë civile, sidomos në fushën e kulturës, ashtu që njerëzit që merren me kulturë dhe komuniteti kulturor mos të konsiderohen si njerëz që kanë nevojë për ndihmë por të trajtohen me dinjitet. Ndërkaq, regjisori Fadil Hysaj, tha se ndjehet i kënaqur që po dëgjon për gatishmërinë e shprehur të ministrit për një energji të re kooperative. Ai e inkurajoi ministrit që të përkrahen vlerat dhe elitat e mirëfillta kulturore në mënyrë që kultura e Kosovës në përgjithësi të tregojë rolin e vet në shoqëri duke ndikuar dhe në një zhvillim ekonomik si dhe në një ndikim më të madh të promovimit të Kosovës ndërkombëtarisht. “Nëse duam të kemi një Kosovë kreative, duhet të subvencionohet kreativiteti. Përvoja dhe talenti kur të bëhen bashkë, atëherë suksesi nuk do të mungojë”, tha Hysaj. Në takim u diskutua edhe për një varg çështjesh tjera, për bashkërendim të palëve për çështjen e UNESCO-s, për aplikim në tërë programet e Creative Europe, për mundësinë e krijimit të një fondi unik për kulturë dhe art si dhe për krijimin e një Këshilli Kombëtar për art dhe kulturë i cili do të monitoronte dhe këshillonte për politikat kulturore në Kosovë.