Ministri Gashi: Me sponsorizim në kulturë, rini, sport e trashëgimi do të kemi edhe ngritje të performancës

Nën organizimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, u mbajt tryeza e diskutimit lidhur me aktet ligjore që kanë të bëjmë me sponsorizimin, dhe përfitimet që dalin nga këto politika të reja të MKRS-së për palët përfituese si dhe për bizneset. Në këtë tryezë mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Ministri me këtë rast foli rreth Ligjit për Sponzorizime duke thënë se ky Ligj rregullon përkrahjen dhe mbështetjen financiare e materiale të aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive përmes sponsorizimeve dhe reklamave. Ndër të tjera, ministri Gashi theksoi se përmes sponsorizimit të aktiviteteve të ndryshme në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit realizohet interesi i përgjithshëm i cili sjell përmirësimin e jetës individuale dhe shoqërore të qytetarëve, organizatave biznesore, fondacioneve, personave fizik dhe juridik në Republikën e Kosovës. “Qëllimi i sponsorizimit është realizimi, përkrahja, promovimi dhe mbështetja e veprimtarive dhe aktiviteteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit” u shpreh ministri. Ministri po ashtu tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nxjerr Rregulloren për Përcaktimin e Kritereve, Procedurave dhe Formës për Vërtetimin e Sponsorizimit në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e cila është e nënshkruar dhe është në fuqi ku gjatë hartimit të kësaj Rregullore pjesë të Ekipës punuese kanë qenë edhe përfaqësuesit e Administratës Tatimore të Kosovës të cilët kanë dhënë kontributin e tyre. “Me fillimin e zbatimit të këtij Ligji dhe akteve tjera nënligjore që lidhen me këtë Ligj, do të kemi avancim dhe ngritje të performances nga këto tri fusha dhe njëkohësisht Ministria e Kulturës do të ketë mundësi që buxhetin e destinuar për aktivitetet sportive, kulturore dhe rinore ta zvogëloj dhe të njëjtin ta orientoj në infrastrukturën kulturore, rinore dhe sportive e cila do të shërbej në plotësimin e standardeve të përcaktuara nga UEFA dhe FIFA”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …