Ministri Gashi: Në Ditën Botërore të Poezisë, po e kujtojmë dhe po e përurojmë librin për Gani Xhafollin

Në kuadër të aktiviteteve që janë organizuar në Kosovës për Ditën Botërore të Poezisë, nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është organizuar manifestim kulturor në përkujtim të jetës dhe veprës së shkrimtarit Gani Xhafolli. Me këtë rast, është përuruar edhe libri i autorëve Reshat Sehitaj dhe Asllan Qyqalla “Gani Xhafolli Princ i letërsisë për fëmijë”. Në aktivitetin e organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ka marrë pjesë edhe ministri Kujtim Gashi, i cili, aktivitetin në fjalë, e ka konsideruar si aktivitetin më të mirë e më adekuat për ta shënuar Ditën Botërore të Poezisë. “Jam shumë i nderuar që sot bashkë me ju po shënojmë Ditën Botërore të poezisë, me një aktivitet të veçantë për një njeri të veçantë të letërsisë sonë për fëmijë, siç është princi i letërsisë për fëmijë, shkrimtari i mirënjohur dhe i dashur për të gjithë ne, Gani Xhafolli”, është shprehur ministri Gashi duke e uruar edhe komunitetin e shkrimtarëve për këtë ditë të shënuar. Ministri Gashi, duke folur për veprimtarinë e shkrimtarit të ndjerë, Gani Xhafolli, solli në vëmendje se ai është përkthyer në gjuhë të huaja, duke depërtuar kështu tek lexuesit anglez, francez e spanjoll. Ministri ka theksuar se MKRS-ja i përkrah shkrimtarët dhe botuesit nëpërmjet politikave që janë në dobi të kultivimit dhe nxitjes së kreativitetit në artin letrar.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …