Ministri Gashi: Pavijoni i Kosovës në Venedik, prezantim i suksesshëm i shtetit të Kosovës

Në Venedik të Italisë ka nisur punimet edicioni i 16-të i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës së Bienales së Venedikut ku edhe zyrtarisht Kosova ka hapur Pavijonin e saj “Qyteti është gjithandej”, të kuratores Eliza Hoxha, ndërsa Jehona Shyti, komisionere nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, hapi zyrtarisht Pavijonin e Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut për vitin 2018. Në fjalën e tij të hapjes Ministri Gashi ka thënë se Prezenca e Kosovës në një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës e artit në botë, siç është Bienalja e Venedikut është tejet e rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë tonë. Më tutje Ministri Gashi falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin për mundësimin hapjes së Pavijonit të Kosovës, posaçërisht Jehona Shytin komisionere dhe kuratoren Eliza Hoxha për ideimin dhe realizimin e Pavijonit të Kosovës. “Në kuadër të temës së përgjithshme të Bienales së Venedikut për vitin 2018 “FREESPACE” apo HAPESIRE E LIRE, Eliza ka përzgjedhur që Kosova të prezantohet me rrëfimin për vitet e 90-ta. Një rrëfim ky i cili është shume unik në sensin e mobilizimit dhe mbijetesës kolektive te shqiptareve te Kosovës ne vitet e ‘90-ta, i cili aq sa është i rëndësishëm të ndahet me të tjerët në kontekstin global”, ka shpjeguar ministri duke shtuar se beson se ka ardhur koha që edhe në kontekstin lokal, për shkak se ne nuk kemi folur, nuk kemi shkruar dhe nuk i kemi memorizuar ende zyrtarisht shume nga ngjarjet dhe temat që e kane ndikuar shtet formimin e Kosovës ndër vite. Të pranishëm në këtë hapje ishin edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, Ministrja e Mjedisit dhe Plabifikimit Hapsinor, Albena Reshitaj, artistë, arkitekt të shumtë vendorë e ndërkombëtar. Për më tepër Pavijoni i Kosovës u nderua edhe nga prezenca e Presidentit të Bienales së Venedikut, Paolo Barrata.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …