Ivica Daçiq: Do të dialogojmë më Kosovën por nuk do të pranojmë që të njohim pavarësinë e saj

Ministri i Jashtëm serb, Daçiç: Kosova mund të bëhet anëtare e Interpolit por nuk do të mund të hyjë në UNESCO

Situata me anëtarësimin e Kosovës në Interpoli është më e komplikuar nga pranimi në UNESCO. Është e qartë se Kosova për anëtarësim në UNESCO nuk i ka më shumë se dy të tretat e votave, ndryshe në lidhje me anëtarësimin në Interpol”- thotë Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç. Ai tha se nesër do të takohet me homologun e tij, Ministrin e policisë Nebojsha Stefanoviq, për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, sepse problemi është në juridiksionin e Ministrisë së Brendshme. “Një mbledhje e rëndësishme e Interpolit mbahet në shtator në Kinë. Përveç Kosovës, antarësim kanë kërkuar edhe Palestina dhe Ishujt Solomon. Si mund të themi, votoni për Palestinën, por jo edhe për Kosovën” – shpjegon Daçiq për “Danas”, transmeton zeri.info.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …