Ministri Lekaj ndërmerr hapa për zgjidhjen e problemeve të Mamushës, Infrakosit dhe Trainkosit

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka vizituar Komunën e Mamushës, ku me udhëheqësit e kësaj komune është bisedua për mundësinë e ndërtimit të një bypass-i, i cili do të mundësojë kyçjen në autostradën “Ibrahim Rugova” për rreth 40 mijë banorë.

Po ashtu ministri Lekaj ka takuar edhe bordin drejtues të Infrakosit dhe Trainkosit. Lëvizja e trenit do të realizohet për t’i shërbyer qytetarëve dhe bizneseve në qarkullimin sa më të lehtë dhe sa më pak të kushtueshëm. Për të dyja këto çështje, qysh tani kemi ndërmarrë hapa konkret për të bërë zgjidhje. Do të punojmë që këto të realizohen në afat sa më të shpejtë. Ne kemi ardhë këtu në shërbim të qytetarit dhe së bashku do të arrijmë suksese” tha ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Fadil Nura ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për …