MINISTRI  LEKAJ PRITI KRERËT E KOMUNAVE TË SKENDERAJT DHE TË DRENASIT

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin dhe atë të Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilët zhvilloi një bisedë miqësore e të përzemërt. Jashari e Lladrovci fillimisht i uruan ministrit Lekaj pozitën dhe suksese ne punë, ndërsa ministri Pal Lekaj i falënderoi të dy kryetarët për vizitën në Ministrinë e Infrastrukturës dhe i uroj për zgjedhjen e tyre në krye të komunave respektive. Ai bisedoi me kryetarët e Skenderajt dhe të Drenasit për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për çështjet e infrastrukturës rrugore, me ç’rast ministri Lekaj u zotua se do t’i shikojë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe do tu qëndrojë pranë me mjete buxhetore për projektet rrugore që janë me rëndësi për këtë rajon.

Kontrolloni gjithashtu

U asfaltua rruga në lagjen Veli-Miftari në fshatin Jezerc

Në komunën e Ferizajt u asfaltuan  mbi 1 kilometër rrugë në lagjen Veli-Miftari në fshatin …