Ministri Lekaj priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti në një takim njohës, ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert. Ministri Lekaj, fillimisht e falënderoi ambasadorin Chabert për vizitën e tij. Ndërsa, gjatë këtij bashkëbisedimi ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror. Me këtë rast, ministri Lekaj e falënderoi ambasadorin Chabert për ndihmën që ka ofruar Franca deri më tani në Kosovë përmes projekteve të ndryshme e sidomos për punën që po bëhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës „Adem Jashari“, nga kompania „Limak“ . Ministri Lekaj vlerësoi se do të vazhdohet me realizimin e zgjerimit të pistës së këtij aeroporti, në mënyrë që ky investim do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në sigurinë e pasagjerëve. Sipas ministrit Lekaj, në Ministrinë e Infrastrukturës është duke punuar edhe në zhvillimin e projekteve që kanë të bëjnë me Hekurudhat e Kosovës. Ndërsa, tek projektet rrugore, tha se po punohet që projektet e filluara të realizohen sipas planit dinamik të këtyre projekteve. Gjatë këtij takimi po ashtu u bisedua edhe për zhvillimin e transportit rrugor, konkretisht autostradave si dhe për atë hekurudhor.  Ndërsa, ambasadori e përgëzoi ministrin Lekaj, për detyrën e re si ministër i Infrastrukturës. Ambasadori tha se Franca është e gatshme që në të ardhmen të ofrojë ndihmë për Kosovën në ato lëmi ku kërkohet, me projekte konkrete si në sektorin e hekurudhave pasi që në këtë drejtim, kompanitë franceze kanë përvojat e duhura.  Në fund të këtij takimi, ministri Lekaj dhe ambasadori Chabert, u dakorduan që të gjenden forma më të mira për të thelluar bashkëpunimin Kosovë-Francë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Fadil Nura ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për …