vala – old
driloni com
vipa
Fillimi / Institucionet / MINISTRI PAL LEKAJ DISKUTON PËR TRANSPORTIN MULTIMODAL TË MALLRAVE, TAKON KOMISIONEREN VIOLETA BULC

MINISTRI PAL LEKAJ DISKUTON PËR TRANSPORTIN MULTIMODAL TË MALLRAVE, TAKON KOMISIONEREN VIOLETA BULC

Në konferencën e organizuar nga Presidenca Bullgare për Transportin Multimodal të Mallrave, në të cilën po merr pjesë Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj, ai ka diskutuar me homologët e tij, rëndësinë e Transportit Multimodal, për Hekurudhat, Portet dhe rolin i lidhjeve të tyre për transport efikas multimodal të mallrave, për sfidat multimodale dhe për mundësitë për regjionin e Ballkanit. Përveç kësaj, ministri Lekaj ka realizuar edhe një takim miqësor me komisioneren Violeta Bulc, të cilës i ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës, për zhvillimin e Transportit Multimodal dhe hapjen e koridoreve të transportit rrugor dhe zhvillimin e lidhjen e hekurudhave si një mundësi e mirë dhe e lirë për transport të mallrave. Ndërkaq, në fund të muajit prill të po këtij viti do të ketë një takim tjetër të ministrave të Transportit, në Lubjanë të Sllovenisë, ku do të diskutohet për lehtësimin e procedurave doganore dhe kalimit të kufirit, ku do të nënshkruhet edhe një deklaratë e përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet marrëveshja në kuadër të angazhimit për fuqizimin e rinisë përmes edukimit jo-formal

Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, është nënshkruar një marrëveshje ...