Brickos

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Në ditën e parë të vizitës, ministri Reçica ka takuar ministren e Punës dhe Sigurimeve Sociale, Zhylide Sarieroglu. Ministri Reçica e njoftoi ministren Sarieroglu për gjendjen ekonomiko-sociale në Kosovë duke theksuar se në Kosovë papunësia është e lartë dhe Ministria që drejton është duke ndërmarrë masat e nevojshme për zbutjen e saj, përmes aftësimit profesional të të papunëve, përmes projekteve të vetëpunësimit dhe subvencionimit të pagave për kohë të caktuar. Me këtë rast, Sarieroglu i ofroi ministrit Reçica bashkëpunim në shkëmbimin e përvojave. Republika e Turqisë ka një përvojë shumë të madhe dhe një model shumë të mirë, të cilin e ka realizuar për zbutje të papunësisë në vend, përmes aftësimit profesional dhe edukimit në vendin e punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …